Flash

Rinovim milioner, Chelsea blindon Kante me shifrën e çmendur

Lapsi.al 31 July 2018
Rinovim milioner, Chelsea blindon Kante me shifrën e çmendur

Mesfushori i përfaqësueses së Francës, N'Golo Kanté, nuk do të lëvizë nga Chelsea. “Shkëtarruesi” i konsideruar ndër më të mirët e rolit në botë, është pikë fikse e projektit të Maurizio Sarrit: Roman Abramovich është gati ta kënaqë teknikun dhe sipas asaj që raporton Times, pronari I Bluve ka kthyer pas të gjitha ofertat e ardhura për Kante nga PSG. Për Kanté, që i pëlqen shumë edhe Juventus, në tavolinë është vendosur një shifër e cmendur rinovimi prej 17 milionë euro në sezon.

Përvecse po konfirmojnë të gjithë kampionët që kanë në skuadër, londinezët janë në kërkim të pedinave të rëndësishme në merkato, n jë për cdo repart: Sarri kërkon një portier duke qenë se largimi i Courtois është i pashmangshëm, një mesfushor i aftë në inserime dhe në fund një sulmues. Nëse për mesfushën në shënjestër është interisti Vecino, për sulmin synohet një goditje e fortë dhe sipas shtypit anglez objektivi numër 1 është polaku i Bayern Mynih, Robert Lewandowski, për të cilin në fakt Bayern ka deklaruar se nuk është në shitje.

Të këshilluara

Higuain tek Milan, rikthehet BBC tek Juventus

Juventus dhe Milan nga fjalët tashmë duan të kalojnë te faktet. Janë tre lojtarët e përfshirë: Leonardo Bonucci, Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain. I pari ësht...

12:06

Vidal i Interit, mbetet vetëm zyrtarizimi

Bayern Mynih dorëzohet para propozimit të Inter. Arturo Vidal do të mbërrijë tek zikaltrit me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes për një total prej 20 ...

11:58

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI