Flash

Lopetegui pickon Ronaldon: "Bale i jashtëzakonshëm"

Lapsi.al 31 July 2018
Lopetegui pickon Ronaldon: "Bale i jashtëzakonshëm"

Nuk do të jetë një detyrë e thjeshtë për trajnerin e ri të Real Madrid, Julen Lopetegui, që duhet të ndërtojë një Real të ri pas tre Champions rradhazi me lamtumirën e Zidane e CR7: "Të rikrijosh Real Madrid pa Cristiano Ronaldon është një sfidë emocionuese, të bësh kompetitive një skuadër e të luftosh për të gjithë objektivat - thotë tekniku i ri i Merengues. Nuk kam dyshim që me lojtarët që kemi do tia dalim".

Një ikje e CR7 që në sulm do ti vendosë më tepër përgjegjësi mbi shpatulla Gareth Bale: "Jam i bindur se do të na japë shumë këtë vit. Është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe do të na ofrojë versionin e tij më të mirë".

Ish-trajneri i Spanjës, tani në krye të madrilenëve, nuk mund të mos përballej me argumentin Ronaldo: "Cristiano është një nga lojtarët më të rëndësishëm të historisë së klubit, shprehu dëshirën të largohej dhe Reali ia plotësoi, duke njohur trashëgiminë e jashtëzakonshme që la". Lopetegui i përgjigjet kështu pyetjes nëse e dinte nëse Ronaldo do largohej kur firmosi për klubin: "Kur pranova ofertën e Real ai ishte akoma i yni, por shpejt shprehu dëshirën të largohej".

Të këshilluara

Higuain tek Milan, rikthehet BBC tek Juventus

Juventus dhe Milan nga fjalët tashmë duan të kalojnë te faktet. Janë tre lojtarët e përfshirë: Leonardo Bonucci, Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain. I pari ësht...

12:06

Vidal i Interit, mbetet vetëm zyrtarizimi

Bayern Mynih dorëzohet para propozimit të Inter. Arturo Vidal do të mbërrijë tek zikaltrit me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes për një total prej 20 ...

11:58

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI