Flash

Leicester ofron 95.000 paund në javë për Maguire, për të refuzuar United

Lapsi.al 31 July 2018
Leicester ofron 95.000 paund në javë për Maguire, për

Harry Maguire mund të jetë me pushime, bashkë me të dashurën Fern Hawkins në Barbados, por kjo nuk e pengon të marrë propozimin e jetës: Leicester është gati ti ofrojë £95,000 paund në javë për të fshirë interesimin e Manchester United. Dyfishimi i pagës nga Dhelprat për mbrojtësin e kombëtares është kompensim për bllokimin e rrugës drejt Old Trafford

Jose Mourinho është i dëshpëruar për të firmosur me Maguire, por drejtuesit e Leicester nuk pranojnë asnjë ofertë që nuk prek £60 milion paund. Komplikimi i tratativës është shtuar me tensionet e krijuara mes trajnerit të United dhe drejtorit ekzekutiv të Dhelprave Ed Woodward.

Mirror pretendon se Leicester do ti ofrojë Maguire £ 95 mijë në javë, më shumë se dyfishi i £45 mijë paund që mbrojtësi merr aktualisht.

Leicester firmosi me 25 vjecarin vetëm sezonin e kaluar kur e mori për £17 milionë paund nga Hull. Sipas asaj që bëhet e ditur Maguire e sheh United si transferimin e "ëndërrave", por nuk do ta forcojë klubin e tij të arrijë marrëveshjen.

Të këshilluara

Higuain tek Milan, rikthehet BBC tek Juventus

Juventus dhe Milan nga fjalët tashmë duan të kalojnë te faktet. Janë tre lojtarët e përfshirë: Leonardo Bonucci, Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain. I pari ësht...

12:06

Vidal i Interit, mbetet vetëm zyrtarizimi

Bayern Mynih dorëzohet para propozimit të Inter. Arturo Vidal do të mbërrijë tek zikaltrit me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes për një total prej 20 ...

11:58

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI