Flash

Higuain tek Milan, rikthehet BBC tek Juventus

Lapsi.al 31 July 2018
Higuain tek Milan, rikthehet BBC tek Juventus

Juventus dhe Milan nga fjalët tashmë duan të kalojnë te faktet. Janë tre lojtarët e përfshirë: Leonardo Bonucci, Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain. I pari është shumë i vendosur për të riveshur fanellën e “Zonjës së Vjetër”. Ndërsa dy të tjerët, duken afër transferimit në oborrin e “Djallit”.

Edhe dje, në fakt në aksin: Mole-Duomo, kontaktet nuk kanë munguar. Ka patur në fakt një takim të parw, mes njerëzve të Continassa dhe vëllait-agjent të Pipita, Nicolas Higuain. Një takim i përzemërt, që gjithsesi ka shenjuar të ardhmen e sulmuesit 30 vjeçar, gati të përballet me një eksperiencë të re profesionale, pas blerjes së Cristiano Ronaldo nga Juventus.

Në thelb, linja është vendosur: Kuqezinjtë janë të gatshëm për një negociatë mbi formulën e huazimit me kosto (18 milionë) me të drejtën e blerjes (për 36 milionë). Një ide e studiuar deri në detaje nga drejtori teknik i Milanit, Leonardo, i cili u takua me Nicolas Higuain në Casa Milan për të aprovimin. Takimi shumë i gjatë i mbrëmjes së kaluar, mbi 3 orë e gjysmë: është dëshmia që çështja është thellaur dhe, sot, me shumë mundësi do të jetë raundi vendimtar për të marrë “po”-në e argjentinasit.

Paralelisht, Juventus dhe Milan kanë gjetur unitetin për vlerësimin e Cladara dhe Bonucci, 40 milionë euro për secilin. Me kampionët e Italisë që do t’i garantonin qendwrmbrojtësit 31-vjeçar një kontratë disavjeçare për më shumë se 5,5 milionë euro neto në sezon.

Kapiteni aktual i kuqezinjve do të rikthehet bardhezi – këtë e tregon edhe më shumë gatishmëria e tij për të ulur pagën. Në këtë pikë njerëzit e Cortinassa kanë vendosur të sakrifikojnë 24-vjeçarin nga Bergamo, shumë të vlerësuar nga Gennaro Gattusso.

Operacioni, pra duhet të finalizohet. Edhe sepse, në takimin që u zhvillua në fundjavën e fundit mes Juventus dhe Chelsea në Costa Azurra, Blues kanë shfaqur një interes të madh për Caldara pa u thelluar në temën Higuain.

Të këshilluara

Vidal i Interit, mbetet vetëm zyrtarizimi

Bayern Mynih dorëzohet para propozimit të Inter. Arturo Vidal do të mbërrijë tek zikaltrit me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes për një total prej 20 ...

11:58

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI