Flash

Dështimi tjetër i United, Rabiot qendron në Paris

Lapsi.al 31 July 2018
Dështimi tjetër i United, Rabiot qendron në Paris

Adrien Rabiot duket se është krejt indiferent nga ideja për tu larguar nga Paris Saint-Germain, pasi sipas raportimeve të medias franceze, mesfushori është pranë rinovimit të kontratës me kampionët e Ligue 1.

ESPN thotë se mesfushori 23 vjecar është bindur nga trajneri i ri i PSG, Thomas Tuchel. Rabiot ka edhe një vit kontratë në Parc des Princes dhe ishte përfolur për një largim të mundshëm ku Manchester United e Barcelona ishin interesuar për shërbimet e tij.

Tuchel i tregoi besimin që kishte për Rabiot, duke e bërë atë kapiten në të tre ndeshjet e International Champions Cup.

Sipas ESPN Rabiot dhe e ëma Veronique, që është gjithashtu menaxhere e tij, do të takohen me drejtuesit e PSG javën e ardhshme për të biseduar për të ardhmen.

Të këshilluara

Higuain tek Milan, rikthehet BBC tek Juventus

Juventus dhe Milan nga fjalët tashmë duan të kalojnë te faktet. Janë tre lojtarët e përfshirë: Leonardo Bonucci, Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain. I pari ësht...

12:06

Vidal i Interit, mbetet vetëm zyrtarizimi

Bayern Mynih dorëzohet para propozimit të Inter. Arturo Vidal do të mbërrijë tek zikaltrit me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes për një total prej 20 ...

11:58

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI