Flash

Champions/ Rrumbullaku thumbon Agollin: “Do të mund në fushë”

Lapsi.al 31 July 2018
Champions/ Rrumbullaku thumbon Agollin: “Do të mund në

Të mërkurën Kukësi ka përpara një mision të vështirë në Azerbaixhan kur të tentojë kualifikimin në ndeshjen e kthimit kundër Qarabag, me sfidën e parë të përfunduar pa gola. Rezultati është i hapur, edhe pse të paktën në letër favoritë janë azerët, por Blutë janë të motivuar për tu kualifikuar, duke marrë besim edhe nga 0-0 në ndeshjen e parë, ku pothuaj nuk rrezikuan asgjë.

Përballë do të jetë sërisht Ansi Agolli dhe për ish-kapitenin e Kombëtares rivali në fushë do të jetë Simon Rrumbullaku. Mbrojtësi i Kukësit ka bindjen se me kujdes mund t'ia dalin ndaj Qarabag, ndërsa nuk heziton të lëshojë sfidën me shqiptarin e Qarabag

"Agollin më vjen çudi kur e shoh kundërshtar në një skuadër të huaj, ketë ndjesi më dha ndeshjen e parë, tregon Rrumbullaku. Është një futbollist shumë i mirë, lojtar kombëtareje, një kapiten, por megjithë vlerësimin që kam do ta mund në fushë. Kualifikohemi ne", deklaroi mbrojtësi.

Kukësi nuk duhet të pësojë, për të patur shanset e tij në këtë ndeshje. Të paktën këtë ide ka mbrojtësi i djathtë, që shpreson shumë në minutat kur azerbaixhanasit do të humbasin durimin dhe do të lejojnë hapësira ku Blutë mund të godasin.

Në raundin e parë të Champions League Kukësi eleminoi Valetën me rezultatin e përgjithshëm 1-1, ndërsa pas barazimit të dytë rradhazi 0-0 në Loro Borici, skuadra e Cungut shpreson që edhe këtë herë kundër Qarabag kualifikimi të jetë në anën e tyre.

Të këshilluara

Higuain tek Milan, rikthehet BBC tek Juventus

Juventus dhe Milan nga fjalët tashmë duan të kalojnë te faktet. Janë tre lojtarët e përfshirë: Leonardo Bonucci, Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain. I pari ësht...

12:06

Vidal i Interit, mbetet vetëm zyrtarizimi

Bayern Mynih dorëzohet para propozimit të Inter. Arturo Vidal do të mbërrijë tek zikaltrit me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes për një total prej 20 ...

11:58

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI