Flash

Vrsaljko vishet zikaltër, Inter hidhet i gjithi tek Vidal

Lapsi.al 30 July 2018
Vrsaljko vishet zikaltër, Inter hidhet i gjithi tek Vidal

Goditje e rëndësishme në merkato për Inter. Zikaltrit kanë arritur akordin me Atletico Madrid për transferimin në Itali të Sime Vrsaljko, lojtar i ndjekur prej kohësh dhe zëvendësuesi ideal i Cancelos, që nuk u ble nga Valencia e që më pas kaloi tek Juventus. Kroati bashkohet me skuadrën e Luciano Spallettit me formulën e huazimit (6,5 milionë euro, plùs 500 mijë kontribut solidariteti) me të drejtën e blerjes e fiksuar në 17,5 milionë për një total prej 24 milionë euro.

Zikaltrit kërkojnë tashmë të përshpejtojnë kohët e bisedave teknike për të marrë në Milano lojtarin, duke i dhënë mundësinë të kryejë vizitat mjekësore në mënyrë që të përshtatet sa më shpejt me grupin.

Me operacionin Vrsaljko të konkluduar Inter futet i gjithi në tratativën me Bayern Mynih për Arturo Vidal. Mesfushori e kishte dhënë prej kohësh pëlqimin për transferimin, por duket se tani edhe bavarezët janë të gatshëm të negociojnë mbi propozimin zikaltër për huazim me të drejtën e blerjes. Operacioni për Vidal kap shifrën e rreth 30 milionë euro, por më parë kileni do të firmosë rinovimin me Bayern në mënyrë që ti lejojë klubeve të përdorin formulën e propozuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI