Flash

VIDEO/ Fillimisht e puthi pastaj e vrau (Kujdes! Imazhe të rënda!)

Lapsi.al 30 July 2018
VIDEO/ Fillimisht e puthi pastaj e vrau (Kujdes! Imazhe të rënda!)

Gjithçka ndodh në një kafene shumë të populluar në distriktin Seyhan të Adanas në Turqi .

Polici 55-vjeçar i dalë në pension fillimisht i shtrëngon dorën dhe e puth në të dy faqet kunatin, ndërsa pas zënkës e qëllon me armë duke e lënë të vdekur.

Agjencia turke e lajmeve ‘DHA’ raporton se shkak për vrasjen mësohet se është bërë një borxh i pakthyer. Ish-polici Talip

Çelik raportohet se i ka kërkuar borxhin e dhënë kunatit Ismet Avci.

Pasi kishte marrë përgjigje negative, Çelik shkon në kafenenë ku ndodhej Avci për të folur ballë për ballë.

Ai e gjen kunatin tek ha akullore, i jep dorën dhe e puth në dy faqet. Por më pas biseda e tyre e shkurtër u kthehet në zënkë.

Në këtë moment 55-vjeçari nxjerr pistoletën dhe qëllon kunatin. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ai largohet me qetësi në këmbë.

Klientët e tjerë në kafene ia mbathin nga sytë këmbët. E gjithë ngjarja është filmuar sekondë pas sekonde nga kamerat e sigurisë.

I plagosuri u dërgua me shpejtësi në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Ndërsa autori i krimit u arrestua nga policia pak kohë pas vrasjes./tvklan

https://www.youtube.com/watch?v=Zud33P7EoE8

https://www.youtube.com/watch?v=jsbsTwzY7xk

Të këshilluara

Një kaos i ri botëror

Nga Jonah Goldberg Qytetërimi nuk është e kundërta e natyrës, dhe as një anije në rrymën e kundërt të një lumi. Marinarët shfrytëzojnë erën, dhe u përshtaten...

13:52

Anglia jep alarmin për pushtimin nga minjtë

Temperaturat më të nxehta, që nga 1976, që kanë përfshirë gjithë Britaninë, ngjallin frikën e shtimit të mijve mes pirgjeve me mbetje ushqimore që qëndrojnë me ...

12:57

Putin fton Trump në Moskë

Vladimir Putin ka bërë të ditur se ka ftuar homologun e tij amerikan Donald Trump të vizitojë Moskën dhe shtoi edhe se është i gatshëm të shkojë në Shtëpinë e B...

22:33

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI