Flash

Sondazhi/ Gjysma e britanikëve kërkojnë referendum të ri për BREXIT

Lapsi.al 30 July 2018
Sondazhi/ Gjysma e britanikëve kërkojnë referendum të ri

Gjysma e britanikëve mbështesin një referendum të ri për të zgjedhur midis largimit me një marrëveshje që qeveria mund të arrijë me Bashkimin Europian, apo qëndrim në BE.

Sondazhi u publikua nga Sky News të hënën.

Sipas këtij sondazhi, 78 për qind e qytetarëve mendojnë se qeveria është duke e udhëhequr keq procesin e Brexit-it.

Sipas një ankete të kompanisë "Sky Data" të zhvilluar me 1.466 persona më 20-23 korrik, shumica e popullatës janë shprehur pro shkuarjes në referendum për marrëveshjen e Brexit-it të cilën qeveria do t'ia ofrojë BE-së.

Rezultatet tregojnë se 50 për qind e qytetarëve kanë kërkuar një referendum i cili do t'i përfshinte alternativat për "marrëveshjen e parashtruar nga qeveria", "largim pa marrëveshje" dhe "ngelje BE". Ndërkaq, 40 për qind janë shprehur kundër kërkesës për referendum.

Ndërsa 78 për qind e pjesëmarrësve mendojnë se qeveria është duke e udhëhequr keq procesin e Brexit-it, 74 për qind e kanë konsideruar si të pakënaqshme udheheqjen e kryeministres Theresa May.

Të këshilluara

Një kaos i ri botëror

Nga Jonah Goldberg Qytetërimi nuk është e kundërta e natyrës, dhe as një anije në rrymën e kundërt të një lumi. Marinarët shfrytëzojnë erën, dhe u përshtaten...

13:52

Anglia jep alarmin për pushtimin nga minjtë

Temperaturat më të nxehta, që nga 1976, që kanë përfshirë gjithë Britaninë, ngjallin frikën e shtimit të mijve mes pirgjeve me mbetje ushqimore që qëndrojnë me ...

12:57

Putin fton Trump në Moskë

Vladimir Putin ka bërë të ditur se ka ftuar homologun e tij amerikan Donald Trump të vizitojë Moskën dhe shtoi edhe se është i gatshëm të shkojë në Shtëpinë e B...

22:33

Kanabisi, në Britani e legalizojnë

Kanabisi terapeutik do të legalizohet në Britaninë e Madhe me përshkrimin e mjekut duke filluar nga vjeshta e këtij viti, njoftoi sot ministri i Brendshëm brita...

10:12

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI