Flash

Puel kërcënon United e Chelsea: "Larg duart nga Leicester"

Lapsi.al 30 July 2018
Puel kërcënon United e Chelsea: "Larg duart nga Leicester"

Trajneri i Leicester, Claude Puel, ka paralajmëruar me tone të ashpra Manchester United dhe Chelsea me mesazhin e qartë: larg duart nga Harry Maguire dhe Kasper Schmeichel.

Trajneri i Dhelprave konsideron se dyshja është shumë e rëndësishme për skuadrës e tij dhe insiston se nuk mund të gjejë zëvendësues në kohë.

Jose Mourinho është i dëshpëruar të sjellë në Old Trafford qendërmbrojtësin e Anglisë Maguire për shumën e £60milion paund.

Leicester është i vendosur të mbajë 25-vjecarin, që u bashkua një sezon më parë nga Hull për £17 milion paund.

Ndërkohë, Schmeichel, 31 vjecar, është përfolur si zëvendësuesi i Thibaut Courtois në Stamford Bridge. Blutë deri tani nuk kanë bërë asnjë ofertë zyrtare për danezin, por kjo nuk e ka penguar Puel të paralajmërojë.

"Mendoj se mund ti mbajmë të dy lojtarët. Janë shumë të rëndësishëm. Nuk mund të humbasim elemente të tillë pak ditë para fillimit të sezonit. Nuk do ishim në gjendje të gjenim zëvendësues. Kasper dhe Maguire janë shumë me vlerë, prandaj ti qendrojnë larg" përfundoi Puel.

Të këshilluara

FOTO/ Kjo është vila luksoze e CR7

Kjo është vila e luksit e Cristiano Ronaldos. Brenda një pylli që e bën praktikisht të padukshme e në të njëjtën kohë shumë pranë qendrës: këto janë arsyet që e...

10:33

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI