Flash

Nga 1 gushti njerëzimi nis shterimin e planetit

Lapsi.al 30 July 2018
Nga 1 gushti njerëzimi nis shterimin e planetit

Më 1 Gusht popullsia botërore do të ketë konsumuar të gjitha burimet natyrore nga planeti. Pra fruta, zarzavate, mish, peshk, ujë dhe dru që ishin të disponueshëm për gjithë vitin 2018 janë konsumuar në pothuajse vetëm gjysmën e parë të vitit. Që këtej njerëzimi nis mbishfrytëzimin e Tokës. Përllogaritja bëhet çdo vit nga Global Footprint Network, që është një organizatë për kërkimet ndërkombëtare, sipas së cilës për të përmbushur kërkesat e konsumit botëror me burime natyrore do duhej pothuajse edhe një tokë tjetër.

Duke nisur nga vitet 70 të shekullit të kaluar njeriu nisi të konsumojë më tepër sesa sistemet natyrale janë në gjendje të rigjenerojnë dhe të çlirojë më tepër dioksid karboni sesa oqeanet dhe pyjet janë në gjendje të përthithin, asimilojnë dhe pastrojnë.

Por sigurisht jo të gjithë njerëzit konsumojnë në të njëjtën mënyrë të mirat që na jep planeti. Nëse i gjithë njerëzimi do të kishte të njëjtin stil jetese me amerikanët, atëherë për të kënaqur nevojat do të duheshin 5 Toka, shkruan Klan Plus. Për australianët do të duheshin 4.1, koreanojugorët 3.5, rusët 3.3 dhe për gjermanët do të duheshin 3 planetë. Ndërsa India është vendi që konsumon më pak burimet e planetit.

Të këshilluara

Pse është i kripur uji i oqeaneve?

Një nga ndryshimet kryesore që vërehet duke qëndruar në oqean, ndryshe nga hapësirat e tjera ujore, është sasia e dallueshme e kripës në ujë. Oqeanet dhe det...

22:04

Si të shmangni pasojat e qëndrimit ulur

Puna që kërkon të qëndroni ulur për një kohë të gjatë jo vetëm që shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe ashtit bishtor të prapanicës, por edhe rri...

16:40

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI