Flash

Laçi/ Tekniku Prenga: "Kam një ide si ta përmbys Molden"

Lapsi.al 30 July 2018
Laçi/ Tekniku Prenga: "Kam një ide si ta përmbys

Tekniku, Besnik Prenga, nuk ka hequr dorë nga kualifikimi, edhe pse të mendosh të përmbysësh tre golat e ndeshjes së parë ndaj Moldes duket një mision i pamundur. Megjithatë tekniku një ide e ka, si mund ti vendosë në vështirësi norvegjezët në ndeshjen e kthimit.

"Duhet ti heqim përparësinë e goditjeve standarte Moldes, tregoi tekniku. "Ishin problem atje dhe mund të bëhen edhe këtu, ndaj dhe në seancat stërvitore kam insistuar tek kujdesi në mbulim, për të mos i dhënë një avantazh të pakthyeshëm atyre, që edhe kështu me 3-0 janë më shumë se favoritë".

Humbja në Norvegji, edhe pse më një 3-0 të rëndë, nuk ia ka hequr dëshirën për të shkuar më tej në Europa League Laçit. Kurbinasit mund të jenë cdo gjë, përvecse të dorëzuar përballë Moldes në ndeshjen e kthimit. E këtu bardhezinjve nuk i ka ndikuar vetëm fakti që i kanë të gjithë lojtarët në dispozicion, por edhe performanca në transfertë në ndeshjen e parë, ku rezultati nuk justifikoi prezencën dhe episiodi që vendosi lojën ishte 11 metërshi i shpejtë, që mund të ishte kursyer.

"Rezultati në këtë rast është gënjështar, pohoi Prenga. Po të mos ishte për atë 11 metërësh që hapi ndeshjen do kishim folur ndryshe, pa harruar se kemi humbur një rast me portën e boshatisur. Mendoj se e kemi vënë në vështirësi edhe atje Molden".

Tekniku, Besnik Prenga, i ka idetë e qarta mbi atë që duhet ndryshuar nga bardhezinjtë në kthimin e raundit të dytë të europa League. Ajo që tekniku shpjegon është manovra e skuadrës, pavarësisht vendosjes në fushë.

“Duhet të mbrohemi me 10 dhe të sulmojmë me 5 apo 6 lojtarë, pretendon tekniku, - Kjo kërkon një sforco fizike, por duhet bërë nëse duam ti krijojmë mundësinë Uzunit të bëjë diferencën".

Numri 10, që i kualifikoi kundër Anorthosis në ndeshjen e parë, është njeriu më i rrezikshëm për Lacin dhe shpresa e madhe për Prengën, që megjithëse pa bërtitur, beson se "me pak fat për ta hapur garën në minutat e para, gjithcka mund të ndodhë"...

Të këshilluara

FOTO/ Kjo është vila luksoze e CR7

Kjo është vila e luksit e Cristiano Ronaldos. Brenda një pylli që e bën praktikisht të padukshme e në të njëjtën kohë shumë pranë qendrës: këto janë arsyet që e...

10:33

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI