Flash

Barcelona, afrohet dita për të parë Lionel Messin në stërvitje

Lapsi.al 30 July 2018
Barcelona, afrohet dita për të parë Lionel Messin në

Në shoqërinë e ndërkombëtarëve spanjollë, Gerard Pique, Jordi Alba dhe Sergi Busquets, Lionel Messi do të rinisë stërvitjen në fillim të kësaj jave. Numri 10 pritet të martën në Barcelonë për të kryer analizat mjekësore përpara se të fillojë strvitjen. Ndeshja e parë zyrtare e sezonit 2018-2019 e klubit katalanas është më 12 gusht kundër Sevilla në Superkupën e Spanjës.

Një muaj pas eliminimit në 1/8-at e Kupën së Botës përballë Francës në Rusi, pesë herë fituesi i Topit të Artë do të përpiqet të kthejë faqen e errët të shkruar me Argjentinën nga e cila u shkarkua edhe trajneri Jorge Sampaoli. Për kujtesë, Messi nuk ka mundur ende të fitojë një trofe të madh me Albicelesten.

31-vjeçari nuk është i fundit që po presin Blaugranat pasi edhe gjashtë lojtarë do të kthehen së shpejti në Katalonjë pasi kanë përfunduar pushimet: Mina Yerri, Luis Suarez, Thomas Vermaelen, por edhe finalistët e Kupës së Botës Ivan Rakitic, Ousmane Dembélé dhe Samuel Umtiti.

Të këshilluara

FOTO/ Kjo është vila luksoze e CR7

Kjo është vila e luksit e Cristiano Ronaldos. Brenda një pylli që e bën praktikisht të padukshme e në të njëjtën kohë shumë pranë qendrës: këto janë arsyet që e...

10:33

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI