Flash

Probleme tek PSG, shpërthejnë polemikat Buffon-Tuchel

Lapsi.al 29 July 2018
Probleme tek PSG, shpërthejnë polemikat Buffon-Tuchel

Fillimi i aventurës tek PSG nuk është absolutisht sic e mendonte Gianluiggi Buffon: një gol pësuar ndaj Bayern Mynih, tre nga Arsenal e ndonjë paqartësi e tepërt bënë xhiron e rrjeteve sociale. Por për momentin dushi i ftohte për ish-kampionin e Juventus vjen direkt nga trajneri i tij, Thomas Tuchel, që shigjeton në konferencë për shtyp 41 vjecarin duke mos i garantuar fanellën e titullarit: "Ka një konkurencë të fortë për këtë rol, është herët për të vendosur - tha Tuchel -. Do ta bëj kur të tre (Buffon, Areola e Trapp) të jenë në 100%. Ndoshta do ti kërkoj Gianluca Spinelli, preparatorit të portierëve, të vendosë për mua...".

SULMI DIREKT I TUCHEL - Me pak fjalë një fillim në ngjitje për ish-kapitenin e Juventus që pikërisht në mbrojtje të portës parisiene shpreson të arrijë atë Champions që i mungon gjatë gjithë karrierës së cmuar. Për momentin, për Tuchel, Gigi është vërtetë një lojtar me karakter të fortë, por absolutisht i paprekshëm: "Ka një personalitet për tu admiruar dhe i jep skuadrës udhëheqje. Jam i lumtur për kualitetin e portierëve që kam - pranon tekniku gjerman -. Ka një konkurencë të fortë dhe djemtë janë gati të luftojnë për këtë rol. Do të pres deri kur të jenë të tre në 100% për të vendosur".

PËRGJIGJIA E BUFFON — E menjëhershme replika e Gigi Buffon në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës me Atleticon: "Në 24 vjet karrierë nuk kam kërkuar kurrë ose pretenduar të jem numri 1 pa e merituar. Kështu që do të vazhdoj të punoj dhe të përpiqem të përmirësoj edhe portierët e tjerë të skuadrës".

Të këshilluara

Flamurtari në Karpenisi me dy blerje super

Flamurtari ka lënë Vlorën sot për të kryer fazën përgatitore, në vigjilje të kampionatit, por me skuadrën e Ilir Dajës janë edhe dy blerje të reja: Agustin Tora...

14:26

Ancelotti tregon 3 motivet pse zgjodhi Napolin

Carlo Ancelotti ka qenë befasia e bukur në Napoli dhe deri në këtë moment emri i vetëm që i ka bërë napoletanët të shpresojnë të ngushtojnë diferencën me Juvent...

10:03

Zyrtare/ Një "Rubin" për Partizanin

Partizani mbyll marrëveshjen më të rëndësishme të merkatos dhe prezanton Rubin Hebajn, që bëhet kështu sulmuesi i ri i kryeqytetasve. shkodrani vjen nga Domzh...

21:35

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI