Flash

Hamilton superior me një makinë inferiore, Vettel çfarë po ndodh...!?

Lapsi.al 29 July 2018
Hamilton superior me një makinë inferiore, Vettel çfarë po

Libri i justifikimeve gati ka mbaruar. Duke kaluar nga goditja në kualifikuese për shkak të ujit që e bëri Hamilton të fluturojë, gjithmonë i frymëzuar nga asfalti i lagur. Por një fletë shkoi dëm duke parë skapamenton e Bottas, edhe ai përpara në start. Broshura në fjalë, më pas, u përdor vazhdimisht në garë.

Nisja para së gjithash, momenti deciziv që dyshja e Ferrarit nuk diti ta shfrytëzojë, përkundrazi. Administrimi i garës, diskutuar në kushtet ideale të gjykuara për Ferrarin. Por..!? Hamilton triumfoi me prepotencë, duke luajtur praktikisht me konkurencën. Vështirë në fakt të justifikohen 17 sekondat e shkëputjes të fiksuara nga Vettel në finishin e Budapestit, me cirkuitin e temperaturat të bëra enkas për Ferrarin.

Një tjetër anomali është ajo e përfaqësuar nga gara e Raikkonen, që me shumë mundësi do ta kishte kaluar lehtësisht Vettel në kilometrat e fundit pavarësisht dy ndalesave në boxe. Sigurisht nuk e provoi për të shmangur incidentet e mëtejshme në skuderi.

Një cështje tjetër është edhe ajo që i takon superioritetit teknik të pretenduar nga Ferrari në këtë fraksion të sezonit. Nëse është vërtetë kështu atëherë do të thotë se Hamilton është një nivel më lart se Vettel. Përpara pauzës verore diskutimi mbyllet me shifra. Në 2017 Vettel u largua nga Budapesti me 14 pikë avantazh ndaj Hamilton. Një vit më vonë niset për pushime me një diferencë - 24, edhe pse zotëron një makinë në dukje superiore. - 38 është bilanci i plotë. Një lajm më shumë se i keq po të mendosh finalen e sezonit të kaluar.

213 pikë për pilotin e Mercedes në krye të Botërorit të Formula 1, pas Cmimit të madh të Hungarisë, i ndjekur nga Vettel me 189 por që në dy garat e fundit ka humbur shumë më tepër se vetëm kryesimin....

Të këshilluara

Flamurtari në Karpenisi me dy blerje super

Flamurtari ka lënë Vlorën sot për të kryer fazën përgatitore, në vigjilje të kampionatit, por me skuadrën e Ilir Dajës janë edhe dy blerje të reja: Agustin Tora...

14:26

Ancelotti tregon 3 motivet pse zgjodhi Napolin

Carlo Ancelotti ka qenë befasia e bukur në Napoli dhe deri në këtë moment emri i vetëm që i ka bërë napoletanët të shpresojnë të ngushtojnë diferencën me Juvent...

10:03

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI