Flash

David Silva e drama e të birit: "Vdiqa përbrenda nga frika"

Lapsi.al 29 July 2018
David Silva e drama e të birit: "Vdiqa përbrenda nga frika"

Për herë të parë, David Silva flet me zemër të hapur për dramën e përjetuar me të birin Mateo, i shtruar në spital për 5 muaj në Valencia, për shkak të një komplikacioni të lindur nga lindja e parakohshme (25 javësh): "Vdiqa nga frika përbrenda. Ishin muaj shumë të vështirë, më të komplikuarit e jetës sime. U ktheva në Spanjë të flisja me mjekët, më jepnin përgjigje të ndryshme e unë me bashkëshorten nuk dinim se cfarë do të ndodhte të nesërmen. Nuk mund të përqendrohesh 100% në punën tënde kur ke një problem të tillë".

Muaj të gjatë e të komplikuar për mesfushorin e Manchester City që me lejen e Guardiolas mund ti të mungonte në seanca stërvitore e ndeshje për ti qendruar pranë familjes së tij në Spanjë. "Kur futesh në dhomat e zhveshjes - tregoi spanjolli për 'The Sun' - sheh telefonin dhe pyet veten: Cfarë do jetë duke ndodhur tani? Po përmirësohet?".

Por tani periudha e errët është lënë pas, kurimi i Mateos vazhdon me sukses dhe kjo për David Silva është frymëmarrje: "Tani është mirë. Duhet ta ruaj gjithë kohën. Doktorët po bëjnë prova të ndryshme por shpresoj të shkojë mirë. Jam i lumtur tani dhe do të jem gati 100% për sezonin e ri. Ajo që ndodhi ndryshoi formën time të të menduarit për jetën. Tani prioriteti im ka ndryshuar. Ajo që nuk ka ndryshuar është vetëm mënyra ime si e shoh futbollin".

Të këshilluara

Ancelotti tregon 3 motivet pse zgjodhi Napolin

Carlo Ancelotti ka qenë befasia e bukur në Napoli dhe deri në këtë moment emri i vetëm që i ka bërë napoletanët të shpresojnë të ngushtojnë diferencën me Juvent...

10:03

Zyrtare/ Një "Rubin" për Partizanin

Partizani mbyll marrëveshjen më të rëndësishme të merkatos dhe prezanton Rubin Hebajn, që bëhet kështu sulmuesi i ri i kryeqytetasve. shkodrani vjen nga Domzh...

21:35

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI