Flash

Zyrtare/ Një "Rubin" për Partizanin

Lapsi.al 28 July 2018
Zyrtare/ Një "Rubin" për Partizanin

Partizani mbyll marrëveshjen më të rëndësishme të merkatos dhe prezanton Rubin Hebajn, që bëhet kështu sulmuesi i ri i kryeqytetasve. shkodrani vjen nga Domzhale në formë huazimi dhe me të drejtën e blerjes përfundimtare. Lajmi është konfirmuar nga klubi në faqen e tij zytrare.

Kështu, të kuqtë në përfundim të sezonit 2018-19 mund të ushtrojnë pikën e tyre në kontratë për të blerë përfundimisht kartonin e Hebajt nga klubi slloven.

Vetëm 20 vjec (i plotëson në 30 korrik) Hebaj është një prej sulmuesve që ka lënë gjurmë në kampionatin tone me fanellën e Vllaznisë, përpara se të transferohej tek Domzhale, ku nuk gjeti hapësirat e shpresuara. Sulmuesi megjithatë është pjesë e skuadrave përfaqësuese kuqezi dhe konsiderohet një pikë e fortë e kryeqytetasve për edicionin e ri.

Partizani në ndeshjen e Europa League e ka manifestuar mungesën e një qendërsulmuesi, edhe pse Progni është munduar të luajë në një rol jo të tijin. Gjithashtu Bardhi e Abdurrahimi nuk janë qendërsulmues dhe për këtë motiv ardhja e Hebajt konsiderohet shumë e rëndësishme nga tekniku, Gega, që e njeh mirë lojtarin.

Të këshilluara

Real Madrid i mbyll derën Eden Hazard

E përditshmja madrilene "AS", lajmëron se Real Madrid-i nuk është më i dëshiruar për të rekrutuar Eden Hazard. Autor i një Botërori shumë të mirë në Rusi, ndërk...

13:36

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI