Flash

Rikthimi në Champions, mbaron abonimet për Inter

Lapsi.al 28 July 2018
Rikthimi në Champions, mbaron abonimet për Inter

Sezoni i kthimit në Champions League i Inter ka magjepsur tifozët zikaltër. Klubi ka njoftuar se fushata e abonimeve 2018-2019 është prakitikisht e shitur. Për momentin janë shitur 37mijë tesera e mbeten akoma shumë pak vende në dispozicion. Një “boom” i tillë kërkesash, që ka mbushur gjysmën e Meazza për gjithë sezonin ka fryrë arkat e klubit.

Një shifër e tillë i korrespondon 50% të vendeve të stadiumit Giuseppe Meazza që i rezervohet tifozerisë zikalër: nga ky numërim është përjashtuar unaza e tretë blu, e parashikuar për tifozët miq. Ky konfirguracion i lë hapësirën e duhur edhe biletave në shitje për ndeshjet e vecanta.

E pagëzuar si "Të rishohim yjet", fushata e abonimeve të Inter, I ka kaluar pritshmëritë. Pas tre muajve shitje, bën të ditur klubi, janë shumë pak abonime të mbetura (rreth 300 tesera) e deri në fund të korrikut parashikohet të jenë të gjitha të shitura. Në krahasim me sezonin e kaluar, regjistrohet një rritje me 20% të shitjeve. Një rezultat i jashtëzakonshëm, i arritur falë goditjeve në merkato dhe dëshirës së tifozëve zikaltër të kthehen protagonistë në kampionat e Europë. Sezoni zikalëtr me më shumë abonime në vitet e fundit mbetet 2010/2011, viti post-tripletë.

Të këshilluara

Rijkaard kthehet tek Milan, si drejtues

Kohë rikthimesh të mëdha në kampin e Milan. Pas Leonardos, e me Umberto Gandini shumë pranë detyrës së Administratorit të Deleguar, mund të përfshihet në orbitë...

21:12

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI