Fama e Mesut Ozil është rritur pas tërheqjes nga Gjermania. E shtuna e 28 korrikut është një ditë që do të mbahet mend gjatë nga mesfushori, që duket se ka lënë pas një periudhë shumë të vështirë. Ozil është nderuar me shiritin e kapitenit nga Arsenal dhe shënoi një gol në International Champions Cup kundër Paris Saint-Germain.
Ish-mesfushori i Gjermanisë ka shënuar në minutën e 12, duke hapur serinë e golave për Topçinjtë e Unai Emery kundër ish-skuadrës së teknikut në National Stadium në Singapore. Ndoshta i gjithë ky inspirim ka ardhur nga besimi i fituar nga një përgatitje e pazakontë përpara takimit.

ndërsa bëhej gati të zbriste në fushë për të udhëhequr Arsenal, Ozil është kërkuar nga arbitri i ndeshjes, që i ka kërkuar futbollistit ti japë një autograf në kratonin e tij të verdhë.