Flash

Ardhja e Reginalos tek Kukësi, paralajmërim për Qarabag

Lapsi.al 28 July 2018
Ardhja e Reginalos tek Kukësi, paralajmërim për Qarabag

Kulaifikimi në raundin e dytë të Champios League, për Kukësin, do të varet nga ndeshja e kthimit në Azerbaixhan përballë Qarabag, por Blutë nuk duan t'i lënë asgjë në dorë rastësisë. Rezultati pa gola në Loro Boriçi të bën të shpresosh, po aq sa lëvizja e fundit në merkato e verilindorëve që prezantojnë një sulmues ekspert golash si Reginaldo: mozambikasi vjen me biletën e 27 golave në dy sezone në Superiore.

Për Cungun një dhuratë e rëndësishme në vigjilje të sfidës me azerët, duke qenë se, me gjithë respektin për prezantimin e Plakut në tre ndeshjet e para të Champions, sulmuesi nuk shënoi asnjë gol në 270 minuta.

Drejtuesit e Kukësit e kuptuan se pa një si Reginaldo në vijën e parë të sulmit gjërat bëhen të vështira. Kjo është edhe arsye për tu kthyer në merkato e për të bërë investimin më të rëndësishëm të sezonit, pikërisht si dhuratë për tifozët në prag të ndeshjes së kthimit në Azerbaixhan: 6 mijë euro në sezon dhe një bonus përcaktues në lidhje me golat e shënuar.

Tifozët natyrisht shpresojnë që mozambikasi të fillojë të marrë benefitet e kontratës që në ndeshjen me Qarabag, por Reginaldo do të jetë vlerë e shtuar edhe në ambicjet e Kukësit për tu shpallur kampion dhe kandidati potencial për këpucën e artë të Superiores.

Reginaldo impresionoi që në debutimin me Luftëtarin, me 8 gola të shënuar, por pas eksperiencës me Laçin dhe 18 gola në kampionat e 1 në Kupën e Shqipërisë, 28 vjeçari u bë profili i preferuar i shumë klubeve, por në fund Kukësi bëri lëvizjen deçizive.

Të këshilluara

Real Madrid i mbyll derën Eden Hazard

E përditshmja madrilene "AS", lajmëron se Real Madrid-i nuk është më i dëshiruar për të rekrutuar Eden Hazard. Autor i një Botërori shumë të mirë në Rusi, ndërk...

13:36

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI