Flash

Shkëlzen Selimi braktis komisionin e vettingut: "keni shitur të dhënat personale tek Top Channel"

Lapsi.al 27 July 2018
Shkëlzen Selimi braktis komisionin e vettingut: "keni shitur të

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi ka braktisur sot procesin përpara Komisionit të Pavarur të Kualikimit me akuzën e rëndë se anëtarë të tij i kanë shitur të dhënat konfidenciale televizionit kombëtar Top Channel. Në seancën dëgjimore gjyqtari Selimi ka qënë vetë i pranishën ku kërkoi pezullimin e seancës dhe hetimin disiplinor ndaj trupës gjykuese të KPK.

“Nisur nga faktet që kanë ndodhur rishtaz dua të nisë hetimi disiplinor ndaj trupës sepse në TCH dje është transmetuar një kronike ku jepen të dhëna sensitive. Unë kërkoj pezullimin e seancës dëgjimore sepse do i kërkoj ONM të nisë procedure disiplinore sepse janë

përdorur të dhëna kodecinale. Unë dyshoj se këto te dhëna i janë shitur këtij TV dhe mendoj se ky TV ka shkuar me tej sa të ndikojë në

këtë proces”- ka thënë gjyqtari.

Mbrëmë, Top Channel hapi si lajm të parë të edicionit të orës 19 30 (linku poshte) një dokument ekskzluziv të shërbimit sekret ku pretendohej se si gjyqtar Selimi kishte marëdhënie me të dënuarit. Gjatë gjithë muajit të fundit T CH nuk ka lënë rast pa e sulmuar gjyqtarin e lartë që ka gjykuar në procesin e gërdecit, madje edhe aty ai i ka faktuar përdorimin e veturës të njërit prejt të dënuarve për të udhëtuar jashtë shtetit.

Njërëzit pranë Shkëlzen Selimit pretendojnë se sulmet i janë bërë si shantazh pasi ai duhej të gjykonte procesin për pronësinë e kanalit televiziv më të madh në vend. Por pavarësisht nga kjo selimi do të gjykohet në bazë të provave. Dhe meqë ai e akuzon Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se i ka shitur këto të dhëna afera bëhet më e komplikuar: pra ai i pranon si të vërteta akuzat dhe akuzon komisionin se i ka bërë publike, apo ai i konsideron ato shpifje dhe atëherë KPK-ja mund të akuzohet për shpifje por jo për nxjerrje të dhënash sensitive. E vërteta e këtij ballafaqimi që mbërriti kulmin me aktin teatral të Selimit, braktisjen e sallës pritet të mësohet në vazhdim.

©lapsi.al   

http://top-channel.tv/video/edicioni-informativ-26-korrik-2018-ora-1930/

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI