Flash

Pse meshkujt gënjejnë për numrin e të dashurave që kanë pasur

Lapsi.al 27 July 2018
Pse meshkujt gënjejnë për numrin e të dashurave që

Meshkujt janë shumë më të prirë ta ekzagjerojnë numrin e femrave me të cilat kanë pasur seks. Sipas një studimi, një në 100 britanikë pohojnë se kanë fjetur me më shumë se 100 femra, transmeton Telegrafi.

Kështu, hulumtuesit vendosën të zbulojnë arsyen se përse meshkujt gënjejnë për numrin e partnereve me të cilat kanë pasur seks, ndonëse numri mesatar që raportohet nga meshkujt dhe femrat, të paktën në teori, duhet të jetë i përafërt.

Dr. Kristin Mitchell nga Universiteti i Glasgow-it, bashkë me kolegët i kanë analizuar përgjigjet e më shumë se 15,000 femrave dhe meshkujve. Pas intervistimit të britanikëve të moshave 16-17 vjet kanë zbuluar se meshkujt raportojnë të kenë pasur mesatarisht 14 partnerë seksualë gjatë jetës, ndërsa femrat vetëm 7.

Arsyeja se përse meshkujt gënjejnë për numrin e partnereve, sipas një mashkulli që ka dashur të mbetet anonim por që ka marrë pjesë në këtë anketim, thotë se ka qenë presioni.

“I kam thënë ish-të dashurës se kam fjetur me më shumë vajza se ç’kam fjetur në të vërtetë për shkak se s’kam dashur që ajo të mendojë se jam fillestar në seks. I kam thënë se kam fjetur me 13 vajza gjatë jetës sime, por unë kam fjetur vetëm me 5”, - ka rrëfyer ai.

Të këshilluara

Si të shmangni pasojat e qëndrimit ulur

Puna që kërkon të qëndroni ulur për një kohë të gjatë jo vetëm që shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe ashtit bishtor të prapanicës, por edhe rri...

16:40

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI