Flash

Plani i fshehtë / Si do të ngrihen kulla te liqeni aty ku sot është Garda

Lapsi.al 27 July 2018
Plani i fshehtë / Si do të ngrihen kulla te liqeni aty ku sot

Rilindja nuk është më krijuese as për të mashtruar. E njëjta histori që po dëgjojmë sot për teatrin, se gjoja duhet shembur karakatina që rrezionon të shembet, për të ndërtuar aty gradaçielat e Fusha ShPK është përdorur edhe për të ngritur kulla tek liqeni artificial, aty ku sot gjendet Garda e Republikës. Kush e mban mend fillimin e qeverisjes së Ramës me siguri kujtohet edhe për propozimin e ish njeriut të vet më të afërt, Saimir Tahirit, i cili i propozoi kuvendit shkrirjen e gardës, sepse asnjë vend perëndimor nuk kishte një të ngjashme. Kjo çështje që u la shpejt në harresë dhe shumëkush e mori si një dëshirë të rilindjes për të modernizuar administratën. Por nuk do të vononte dhe qëllimi i vërtetë do të dilte në shesh shpejt.

Résultat de recherche d'images pour "hyrja e parkut rama"

Në ditët e para të korrikut 2015, sapo Erion Veliaj kishte bërë “ta” në zyrën e tij pas fitores në zgjedhje me slloganin” zero ndërtime” në Tiranë, Rama organizoi një gjoja konkurs ndërkombëtar të pa shpallur kurrë më parë dhe ku nuk kuptohej se nga ishin paraqitur studiot që shpallën projektet.

Po ti shikoje variantet e 9 studiove për mënyrën se si do të ishte sheshi i ri Nënë Tereza (i hapur nga poshtë dhe me dyqane e qëndra komerciale poshtë hapsirës ku ngrihet sot sheshi), se çmostër do të ngrihej përkrah godinës italiane të universitetit (foto lart) dhe se ç ‘parashikohej të ngrihej aty ku sot gjendet garda mbeteshe i pataksuar. Reagimin e përfaqësuesve të shoqërisë civile që gjendeshin në atë sallë e bëri edhe më të fortë një deklaratë e Niko Peleshit, atë kohë zv/ kryeministër i cili pohoi me gojën plot se mbi truallin e gardës që do të shembeshin do të lartoheshin 2-3 godina publike.

Kundërshtitë qenë të mëdha edhe nga gazetarët mbështetës të Ramës. Kjo lëvizje, menjëherë sapo kishin mbaruar zgjedhjet e ngritura mbi një premtim solemn, u perceptua si një tallje e madhe me publikun. Nën trysninë e përgjithshme Rama tha se fituesi i konkursit do të shpallej në shtator. Gjatë një inaugurimi të sallës COD në kryeministri, ai i pohoi “OFF RECORD” gazetarëve të Lapsi.al, se projekti ishte adandonuar.

Por siç na mësoi edhe histori e teatrit ai vonon por nuk harron.

Në dhjetor të 2016, Erion Veliaj pa dhënë shumë detaje konfirmoi se ai kishte miratuar në mënyrë krejt klandestine projektin e titulluar “Hyrja e parkut”. Pak a shumë në të njëjtën kohë Edhe edi rama e pranoi këtë fakt në emisionin “Opinion”.        

Që atëherë ka kaluar një vit e gjysëm dhe rilindësi kanë gjykuar se ka ardhur koha e përshtatshme për të vepruar. Në 4 korrik, pa zhurmë dhe bujë, ndërkohë që debati qe zhvendosur për prishjen apo jo të teatrit qeveria mori vendim që t’i kalojë Bashkisë Tiranë 25 mijë metra katrorë tokë ku ngrihet sot garda e republikës e deri në kufirin e godinës së universitetit me qëllim realizmin e projektit “Për hyrjen e Parkut”.

Askush nuk di asgjë më tepër. Publiku ka parë maketin e tre godinave në këtë zonë sipas njërit prej projekteve që u paraqitën në korrik 2015. Ne këmi dëgjuar ish zv/kryeministrin të thotë se ato do të ngrihen si ndërtesa për administratën publike. Ne dimë gjithashtu se me gojë Veliaj e ka pranuar se ka miratuar njërin version në dhjetor 2016 dhe asgjë më tepër.

E vetmja gjë që njohim me siguri është se plani për leje ndërtimi rreth zonën më të shtrenjtë të Tiranës, Liqenit artificial vazhdon.  Rama e nisi me leje përballë ekonomikut dhe aty planifikon të tjera. Bashkia bëri sikur humbi gjyqin dhe kullat te diga që dikur nxirnin deputetët socialistë në protestë po rifillojnë. Prapa nuk mund të mbetej as zona pa zot e gardës ku planifikohen të lartësohen përbindësha të rinj.

©Lapsi.al

 

Lexo më tej:

Manovrat e Ramës me projektin te hyrja e Parkut të Liqenit

Andi Bushati: Sikur Edi Rama të kishte vendosur të mos vidhte…

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI