Kampion bote me Francën në 15 korrik, Adil Rami nuk i ka kursyer komentet pozitive ndaj shokut të tij te kombëtarja Olivier Giroud. “Është një gladiator! Një lojtar që lufton gjatë gjithë kohës. I vetëm përpara, ai di të vendosë mbrojtjen kundërshtare në panik”, u shpreh Adil Rami.
Giroud u sforcua shumë, por pa arritur të lërë gjurmë në "Rusi 2018". Megjithatë Adil Rami nuk është dakord me kritikat ndaj ish-yllit të Arsenal. "Ata që thonë se është i padobishëm nuk kuptojnë asgjë nga futboll. Gjithçka që ai bën është për të mirën e ekipit. Giroud është vendimtar për lojën e grupit tonë. Falë tij ne arrijmë të mbrohemi më mirë. Olivier është një djalë me eksperiencë dhe vlerësohet shumë nga grupi. Të gjithë e dinë rëndësinë e tij ", shtoi Adil Rami duke sjellë në vëmendje disa të vëreteta pas kritikave ndaj Giroud. Ky i fundit numëron 31 gola në 81 prezenca me fanellën e “Les Bleus”.