Flash

Komandanti i lartë iranian kërcënon SHBA: Hajdeni, por luftëm do ta përfundojmë ne

Lapsi.al 27 July 2018
Komandanti i lartë iranian kërcënon SHBA: Hajdeni, por

Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit tha se forcat e tij janë të gatshme të konfrontohen me Shtetet e Bashkuara, nëse presidenti amerikan, Donald Trump, u përmbahet kërcënimeve të tij.

Trump tha se Irani do të përballet me “pasoja historike” nëse ai e kërcënon SHBA-në.

“Zoti Trump, si guxoni të na kërcënoni?”, tha Qassem Soleimani, udhëheqës i forcës për operacione të jashtme Kuds, në kuadër të Gardës Revolucionare të Iranit.

“Ne jemi pranë, aty ku nuk mund as të imagjinoni. Hajdeni! Ju do të nisni luftën, por jemi ne ata që do ta përfundojmë”, tha Soleimani në një fjalim në qytetin Hamedan.

Ai i bëri komentet në përgjigje të një postimi të Trumpit në Twitter, më 22 korrik, në të cilin presidenti amerikan ka paralajmëruar Iranin “që të mos e kërcënojnë SHBA-në, sepse do të përballet me pasoja që pak kush në histori i ka vuajtur”. 

Paralajmërimi i Trumpit ka pasuar deklaratat e presidentit të Iranit, Hassan Rohani, i cili ka thënë se “Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e paqes dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave”. 

Soleimani tha se po i përgjigjet Trumpit “si një ushtar”. 

Të këshilluara

Kanabisi, në Britani e legalizojnë

Kanabisi terapeutik do të legalizohet në Britaninë e Madhe me përshkrimin e mjekut duke filluar nga vjeshta e këtij viti, njoftoi sot ministri i Brendshëm brita...

10:12

Nesër “përgjaket” hëna

27 korriku do të sjellë eklipsin më të gjatë hënor të shekullit të 21-të, si dhe atë që njihet si “hëna e përgjakur”. Ngjyra e satelitit të vetëm natyror të tok...

15:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI