Flash

Çfarë duhet të dini për hepatitin dhe llojet e tij

Lapsi.al 27 July 2018
Çfarë duhet të dini për hepatitin dhe llojet e tij

Hepatiti i referohet një inflamacioni të mëlçisë. Zakonisht shkaktohet nga një infeksion viral, por mund të ketë dhe shkaktarë të tjerë të hepatitit, si hepatiti autoimun ose hepatiti që ndodh si rezultat i mjekimeve, drogave, toksinave dhe alkoolit. Rreth 90% e të infektuarve me hepatit nuk janë në dijeni të infeksionit të tyre. Mëlçia si organ ndodhet në pjesën e sipërme djathtas të abdomenit tuaj. Ajo kryen disa funksione kyçe që kanë të bëjnë me metabolizmin e trupit të njeriut. Disa prej tyre janë:

 filtrimi i toksinave

 asimilimin e kolesterolit, hormoneve dhe barnave

 shpërbërjen e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave

 aktivizimin e disa enzimave që janë proteina esenciale për funksionet e trupit

 depozitimin e glikogjenit, mineraleve, dhe vitaminave (A, D, E dhe K)

 sintetizon proteinën e gjakut si albumina etj.

5 llojet e hepatitit viral

Infeksionet virale të mëlçisë që klasifikohen si hepatit, përfshijnë hepatitin A, B, C, D dhe E. Virusë të ndryshëm shkaktojnë secilin prej këtyre hepatiteve. Hepatiti A është një formë akute dhe kohë shkurtër i sëmundjes. Ndërkohë B, C dhe D janë forma përgjithësisht kronike. Hepatiti E është gjithashtu akut, por mund të jetë shumë i rrezikshëm në gratë shtatzëna. Nga studimet të kryera në Shqipëri rezulton se hepatiti B ka një prevalencë 7-9 % dhe hepatiti C, një prevalencë 0.5-1%.

Hepatiti A

Hepatiti A shkaktohet nga një infeksion me virusin e hepatitit A. Ky lloj hepatiti transmetohet më së shpeshti nga konsumimi i ushqimit ose i ujit të kontaminuar nga feçet e një personi të infektuar me hepatitin A.

Hepatiti B dhe C

Hepatiti B dhe C është një infeksion viral i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B, që mund

të shkaktojë infeksion akut dhe kronik të saj. Virusi i hepatitit B dhe C transmetohet nëpërmjet

kontaktit me gjakun ose lëngje të tjera trupore (p.sh. sperma apo sekrecionet vaginale) të një

personi të infektuar.

Hepatiti D

I quajtur edhe hepatiti delta, hepatiti D është një sëmundje serioze e mëlçisë e shkaktuar nga virusi i hepatitit D (HDV). HDV transmetohet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me gjakun e infektuar. Hepatiti D është një formë e rrallë e hepatitit, që ndodh vetëm me ndërthurje me hepatitin B. Virusi i hepatitit D nuk mund të shumëfishohet pa praninë e hepatitit B.

Hepatiti E

Hepatiti E është një sëmundje që vjen nga uji i ndotur. Hepatiti E gjendet kryesisht në zonat me higjienë publike të ulët dhe zakonisht rezulton nga ndotja e ujit të pijshëm nga fekale të infektuara. Kjo sëmundje është e pazakontë në Shqipëri. Megjithatë, rastet e hepatitit E janë raportuar në Lindjen e Mesme, Azi, Amerikë Qendrore dhe Afrikë.

Simptoma të zakonshme të hepatitit

Nëse keni forma infektive të hepatitit që janë kronike, si hepatiti B dhe C, nuk mund të keni simptoma në fillim. Simptomat mund të mos ndodhin derisa dëmtimi të prekë funksionin e mëlçisë. Shenjat dhe simptomat e hepatitit akut shfaqen shpejt. Ato përfshijnë:

 lodhje

 simptoma të ngjashme me gripin

 urinë e errët

 feçe e zbehtë

 dhimbje barku

 humbja e oreksit

 humbje peshe e pashpjegueshme

 zverdhja e lëkurës dhe syve, të cilat mund të jenë shenja të verdhëzës

Hepatiti kronik zhvillohet ngadalë, kështu që këto shenja dhe simptoma mund të jenë të papërfillshme për t'u vënë re. Periudha e inkubacionit të hepatitit B është mesatarisht 75 ditë, por mund të variojë nga 1 deri 6 muaj. Shumica e njerëzve nuk përjetojnë asnjë shenjë gjatë fazës akute të infeksionit. Në disa njerëz, virusi i hepatitit B mund të shkaktojë infeksion kronik të mëlçisë, që më vonë mund të kalojë në cirrozë dhe kancer të mëlçisë. Në nivel global, më shumë se 240 milionë persona kanë hepatit kronik B dhe rreth 150 milionë hepatit C. Miliona të tjerë janë në risk për t’u infektuar. Mjaft njerëz me infeksion kronik nga virusi i hepatitit B ose C nuk janë në dijeni se janë të infektuar dhe vazhdojnë ta mbajnë këtë virus. Konkretisht, këshillohet që çdo individ duhet të jetë i ndërgjegjshëm në njohjen e simptomave dhe rrezikut të infektimit, marrjen e injeksioneve të sigurta, kryerjen e vaksinës që

në moshën përkatëse, testimin e herë pas hershëm për të zbuluar praninë e sëmundjes, si dhe marrjen e mjekimit të duhur në kohë.

Testimi

Ekzistojnë teste të gjakut për secilin lloj të hepatitit viral. Disa teste kontrollojnë antitrupat ndaj virusit. Antitrupat janë proteina të gjakut që sistemi imunitar prodhon në përgjigje të virusit. Analiza të tjera të gjakut kërkojnë pjesë të virusit, të tilla si proteina ose materiali gjenetik. Disa teste tregojnë se ju keni një infeksion aktiv. Teste të tjera tregojnë se ju keni pasur atë, ose që ju keni fituar imunitet ndaj tij. Çdo person që rezulton pozitiv, megjithëse mund të mos ketë shenja klinike, duhet të ndiqet nga mjeku specialist përkatës, i cili sugjeron kryerjen e testeve të mëtejshme.

Për rezervime klikoni rezervime.spitaliamerikan.com

Burimi:www.spitaliamerikan.com

Të këshilluara

Si të shmangni pasojat e qëndrimit ulur

Puna që kërkon të qëndroni ulur për një kohë të gjatë jo vetëm që shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe ashtit bishtor të prapanicës, por edhe rri...

16:40

Prodhohet birra e parë me kanabis

Për herë të parë është krijuar birra me kanabis në Kanada, vetëm për të ofruar një pije të re alkoolike. Kompania ‘Province Brands’, e bazuar në Toronto ...

19:35

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI