Flash

CAS konfirmon pezullimin shembullor për Jérôme Valcke

Lapsi.al 27 July 2018
CAS konfirmon pezullimin shembullor për Jérôme Valcke

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) konfirmoi pezullimin 10-vjeçar të ish-sekretarit të FIFA-s Jerome Valcke mëngjesin e të premtes.

"Unë kurrë nuk kam qenë i përfshirë në një mënyrë apo një tjetër në negocimin e kësaj kontrate, negociatat drejtoheshin nga Niklas Ericsson (atëherë Drejtori i Departamentit të TV FIFA) dhe stafi i tij. Kontrata ishte shumë më e lartë se ajo e mëparshme. Historia e korrupsionit është absolutisht e pakuptimtë”, kanë qenë fjalët mbrojtëse të artikuluara nga Jerome Valcke në 4 prill, i akuzuar nga drejtësia zvicerane që nga tetori 2017 për një çështje korrupsioni që lidhet me atribuimin e të drejtave televizive të Kupave të Botës 2026 dhe 2030.

Pavarësisht mohimit të akuzave nga Valcke, sipas “Le Monde”, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka konfirmuar pezullimin 10-vjeçar të vendosur nga organet disiplinore të FIFA-s ndaj ish-Sekretarit të Përgjithshëm.

Një pezullim që i bën jehonë shkarkimit të tij pas akuzave për përfitim nga shitja në treg të zi të biletave të Kupës së Botës "Brazil 2014".

Të këshilluara

Marotta i mbyll derën Bonuccit

Në kohën kur zërat për një rikthim të bujshëm të Leonardo Bonuccit po bëhen gjithnjë e më të forta, ka menduar drejtori i Juventus, Marotta, të ulë pritshmëritë...

22:39

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI