Flash

Video/ Paraguajani i verbër nga një sy, që prenoton çmimin Puskas me një mrekulli

Lapsi.al 26 July 2018
Video/ Paraguajani i verbër nga një sy, që prenoton çmimin
Kontroll, sombrero e goditje në kryqëzimin e trarëve, pa e lënë topin të bjerë në tokë. Është një gol i jashtëzakonshëm, nga rreth 30 metra distancë, që përfundon në rrjetë pavarësisht tentativës së portierit për ta shmangur. Ai që e shënoi është Mario Enrique Ricardo, futbollist i Cristobal Colón, në ndeshjen e parë të Kupës së Paraguajit. "Vetëm e ngrita topin në ajër, duke e drejtuar në portën kundërshtare me të jashtmen e këmbës", e bën të thjeshtë realizimin numri 10. E megjithatë, Mario Enrique Ricardo nuk është një futbollist normal. Një fëmijëri e vështirë, e bërë me sakrifica e më pas ai aksident automobilistik që i humbi shikimin në syrin e majtë dhe shpresën nga një ëndërr që rrezikoi të mbetej në sirtar. Por ai nuk donte të hiqte dorë nga të qenit futbollist e sot mban në krahë shiritin e kapitenit të Cristóbal Colon (divizioni i tretë i Paraguajit), pavarësisht se zemra e tij rreh për Cerro Porteño, pikërisht skuadrës që i shënoi golin më të bukur në karrierë. Vështirë të harrohet ky moment për një si ai, që kur nuk është në fushë, ndihmon të ëmën duke trasportuar perime në tregun e Julián Augusto Saldívar, vend ku jeton familja e tij. Do të jetë e vështirë sepse emri i tij është në gojën e të gjithëve dhe goli i tij bëri xhiron e botës, duke e bërë një kandidat të fortë për Cmimin Puskás, që Fifa e dorëzon për golin më të bukur të vitit.

Të këshilluara

Brazili në Katar shkon me këtë trajner...

Më shumë se eleminimi në cerekfinale kundër Belgjikës kanë pstur vlerë 15 ndeshjet pa humbje të Brazilit nën drejtimin e teknikut Tite, por edhe mënyra se si 5 ...

10:02

Real Madrid akord me Courtois

Real Madrid ka zyrtarizuar akordin me portierin e Chelsea, Thibaut Courtois, pas muajsh spekulimi e tashmë mbetet që dy klubet të bien dakord edhe për cmimin e ...

22:28

Kukësi e Qarabag i lajnë hesapet në Baku

Nuk ka fitues dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Sigurisht në historinë e Loro Boricit, në barazimin pa gola, mes Kukësit dhe Qarabag ka gjit...

21:16

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI