Flash

Takim Trump-Juncker, a do të shmanget lufta tregtare SHBA-BE?

Lapsi.al 26 July 2018
Takim Trump-Juncker, a do të shmanget lufta tregtare SHBA-BE?

Donald Trump, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ranë dakord për një plan që synon reduktimin e tensioneve tregtare midis BE-së dhe SHBA-së.

Dy zyrtarët u takuan për më shumë se dy orë në Shtëpinë e Bardhë përpara se të bënin publike marrëveshjen, e cila nga ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, u përshkrua si “përparim i madh që mund të shmangë luftën tregtare dhe të shpëtojë miliona vende pune”. 

Me këtë marrëveshje, Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdojnë me planet për vënien e tarifave mbi prodhuesit evropianë të makinave dhe dy palët do të punojnë për të zgjidhur çështjen e tarifave amerikane mbi çelikun dhe aluminin.

Bashkimi Europian, ndërkaq, u zotua për blerjen e fasuleve dhe të gazit natyror nga SHBA-ja.

Trump u tha gazetarëve se dy palët janë pajtuar për të nisur një “fazë të re” të marrëdhënieve dhe për të punuar së bashku drejt “zero tarifave dhe zero barrierave”. 

Të këshilluara

Nesër “përgjaket” hëna

27 korriku do të sjellë eklipsin më të gjatë hënor të shekullit të 21-të, si dhe atë që njihet si “hëna e përgjakur”. Ngjyra e satelitit të vetëm natyror të tok...

15:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI