Flash

Sir Ferguson flet për herë të parë pas daljes nga koma

Lapsi.al 26 July 2018
Sir Ferguson flet për herë të parë pas daljes nga koma
"Ky është një mesazh për të falenderuar të gjithë". U kthye kështu Alex Ferguson në daljen e parë publike pas operacionit urgjent dhe rehabilitimit. Në një video të publikuar në profilin Tëitter të Manchester United, ish-tekniku i Djajve të Kuq i drejtohet personave që u kujdesën për të: "Para së gjithash, një falenderim për stafin mjekësor të Macclesfield, të Salford Royal e të Alexandra Hospital. Pa kujdesin e tyre nuk do të isha këtu sot". Falenderimi shkon pastaj për tifozët. "Mesazhet e ardhura nga e gjithë bota më kanë bërë më të fortë. Një falenderim për mbështetjen që më keni dhënë ", ka shtuar ai. "Do të kthehem për të parë skuadrën të luajë, por më parë po i bëj urimin José Mourinho e futbollistëve". Sir Alex ka treguar gjithnjë dashurinë për futbollin gjatë karrierës së tij e edhe sot në rastin e daljes nga koma, kur i kërkoi mjekëve nëse mund të shkonte në Kiev për të parë finalen e Champions League. Kanë kaluar dy muaj tani nga ai 5 maj, në të cilin Ferguson u operua me urgjencë për hemoragji cerebrale, duke qendruar në terapi intensive për 3 ditë. Webi u mbush me mesazhe mbështetje, të cilat 76 vjecari nga Glasgow i ka lexuar sapo e mori veten.

Të këshilluara

Marotta i mbyll derën Bonuccit

Në kohën kur zërat për një rikthim të bujshëm të Leonardo Bonuccit po bëhen gjithnjë e më të forta, ka menduar drejtori i Juventus, Marotta, të ulë pritshmëritë...

22:39

Seria A, start i ethshëm për Milan e Lazion

Kjo është Serie A 2018-'19. Në shenjën e Juventus e 7 titujve rradhazi e fanellës numër 7 që shënon debutimin në Itali të Cristiano Ronaldos. Kalendari i Lega-s...

22:27

Nga kampet e refugjatëve tek Bayern Mynih

E denjë për një skendar filmash, një jetë e nisur në kampin e refugjatëve, por që ndryshoi rrënjësisht me futbollin. Kjo është historia e Alphonso Davies, 17 vj...

18:03

Brazili në Katar shkon me këtë trajner...

Më shumë se eleminimi në cerekfinale kundër Belgjikës kanë pstur vlerë 15 ndeshjet pa humbje të Brazilit nën drejtimin e teknikut Tite, por edhe mënyra se si 5 ...

10:02

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI