Flash

Polemikat/ A kishte përgjues të fshehur topi që Putin i dha Trumpit?

Lapsi.al 26 July 2018
Polemikat/ A kishte përgjues të fshehur topi që Putin i dha

Presidenti rus Vladimir Putin i dha Presidentit Donald Trump një top futbolli Adidas gjatë konferencës së shtypit javën e kaluar në Helsinki, dhe topi mund të ketë një çip transmetues.

Imazhet e topit që Putini i dha Trump duket se tregojnë një logo ku mund të ketë një cip transmetues.

Faqja e internetit të Adidas shpjegon se teknologjia u jep përdoruesve akses në "funksione të ndryshme", duke përfshirë "informacionin ekskluziv për produktin, përmbajtjen e futbollit adidas, garat dhe sfidat speciale".

Bloomberg njoftoi për herë të parë për këtë çip.

Shërbimi Sekret i SHBA-së tha në një deklaratë: "Të gjitha dhuratat që i janë dhënë Presidentit janë subjekt i një shqyrtimi të plotë të sigurisë. Shërbimi Sekret nuk komenton në mënyrë specifike dhe as në përgjithësi rreth mjeteve dhe metodave të përgjegjësive tona mbrojtëse".

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi menjëherë që të komentonte për topin.

Nuk është e qartë nëse topi që Putin i dha Trump përmbante pajisjen e reklamuar, dhe edhe nëse e ka këtë çip, kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht paraqet një rrezik.

Sipas faqes së internetit Adidas, teknologjia punon duke bashkëvepruar me smartfonë ose tableta të aktivizuara, kur ato janë fizikisht pranë topit.

Scott Schober, një ekspert në fushën e sigurisë në internet, tha në një intervistë se teknologjia nuk do të përdoret për spiunazh dhe se çdo dhuratë që pritet nga një President i SHBA do të kontrollohej tërësisht për të siguruar se ajo është e sigurt.

"Ky është lloji i teknologjisë që përdoret për pagesën e celularit me smartfonë, dhe kjo përfshin sjelljen e dy pajisjeve shumë afër, në këtë rast zakonisht brenda disa centimetrave.” tha ai.

Schober shtoi: "Ata do të shikojnë me kujdes çdo dhuratë, ndoshta do ta bëjnë X-ray dhe do ta fshijnë atë për të parë nëse ka ndonjë frekuencë radioje që del nga ajo".

Megjithatë, ka pasur spekulime se dhurata nuk mund të jetë e sigurt.

Të njëjtën ditë kur Putin i dha Trump topin e futbollit, senatori republikan Lindsey Graham, deklaroi: "Nëse do të isha unë, do ta kontrolloja topin e futbollit për pajisjet e dëgjimit dhe nuk do ta lejoj kurrë atë në Shtëpinë e Bardhë". (përshtati në shqip lapsi.al) 

Adidas nuk pranoi të komentonte nëse çipi mund të kompromentohej nga hakerat.

Gjatë konferencës së shtypit ku Putin i dhuroi topin e futbollit, Trump tronditi publikun, dhe nxiti një reagim qortues nga republikanët më të lartë në Kongres, duke refuzuar të mbështeste konkluzionet e komunitetit të inteligjencës amerikane që Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Pas konferencës së shtypit, Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës Dan Coats lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se "përpjekjet e Moskës për të minuar demokracinë tonë janë të vazhdueshme dhe të përhapura".

Në mes të një reagimi, Trump më vonë tha se kishte gabuar gjatë konferencës për shtyp dhe se ai e mban Putin personalisht përgjegjës për ndërhyrjen e zgjedhjeve.

CNN, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Nesër “përgjaket” hëna

27 korriku do të sjellë eklipsin më të gjatë hënor të shekullit të 21-të, si dhe atë që njihet si “hëna e përgjakur”. Ngjyra e satelitit të vetëm natyror të tok...

15:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI