Flash

Piruetat e Robert Ndrenikës, dy kërkesa të kundërta për Teatrin tek Ilir Meta

Lapsi.al 26 July 2018
Piruetat e Robert Ndrenikës, dy kërkesa të kundërta për

4 muaj më parë, Ilir Meta hapi dyert e presidencës për të pritur Robert Ndrenikën që kërkonte mbështetje nga kreu i shtetit për protestat kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Andi Bushati: Ç'qëndrim duhet mbajtur ndaj aktorëve që e drodhën

Ishte koha kur aktori bënte thirrje për "luftë" kundër atyre që do t'i prishnin teatrin dhe ishte kategorikisht kundër ndërtimit të një teatri të ri me kompaninë Fusha. Në 13 qershor, në një nga protestat e artistëve në sheshin para Teatrit Kombëtar, fjalët e aktorit ishin frymëzim për dhjetëra të tjerë, artistë dhe qytetarë që protestonin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Lëxoni më poshtë fjalën e tij në një prej ditëve të protestës.

"Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjoni. Personalisht doja që të ishin edhe deputetët e PS. Që bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta, jo me Korenë e Veriut, por duhet të fillojë lufta.

Që në fillim unë erdha që tu flisja, të hyja në debat me ta, por nuk kam çfarë të them. PPP-ja me tokën e Teatrit Kombëtar është shqeto vjedhje, grabitje. Jo vetëm unë, por ta organizojmë të tërë. Kjo histori ka 20 vjet që ka filluar që donin të ja jepnin privatit, pa pyetur askënd.

Me keq ardhje, por këtu fillon lufta.

Nuk na dëgjon njeri, nuk na përfill njeri. Jo vetëm neve si komunitet artistik, por edhe juve. Ka 20 vjet që vazhdon kjo tentativë grabitje. Ajo është tokë e teatrit dhe aty kanë lënë kockat njerëzit e të vijë një fusha, mali a kodra. Këtu më vete mendja se kryeministri do të vjedhë, ministresh do të vjedhë, të gjithë duan të vjedhin"

Vendosmëria e aktorit për t'i dalë kundër projektit të qeverisë dhe kauza e ruajtjes së godinës dhe truallit të teatrit, bëri që Ndrenika të pritej nga Ilir Meta, i cili dëgjoi me vëmëndje shqetësimet e artistëve në presidencë. Kjo duket edhe në foton më poshtë, ku Meta bashkëbisedon me Robert Ndrenikën, Arben Derhemin dhe të tjerë për çështjen e teatrit.

Por 4 muaj më pas, Ndrenika ka ndryshuar kërkesë për kreun e shtetit. Tani po i kërkon Metës, jo ta ndalë shembjen e teatrit, por t'i hapë rrugë shembjes së tij.

Ndrenika është një ndër firmëtarët e peticionit që i kërkon presidentit Ilir Meta ta dekretojë ligjin që parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar. Madje siç shkruhet aty, presidentit i kërkohet ta bëjë këtë pa humbur kohë.

Emri i Robert Ndrenikës mes firmëtarëve të peticionit drejtuar presidencës

Nga daljet publike, fjalimet dhe protestat kuptohet se  aktorit nuk i mungon sensi i humorit, një humor i hollë që shpesh tingëllon si tallje apo ironi.

Tani mbetet për t'u parë si do të reagojë kreu i shtetit për këtë proçkë të Robert Ndrenikës, që siç duket, e ka të pamundur t'i thotë JO Erion Veliajt, edhe kur i kërkohen pirueta të vështira si kjo që u detyrua të bëjë para Ilir Metës.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI