Flash

Nesër “përgjaket” hëna

Lapsi.al 26 July 2018
Nesër “përgjaket” hëna

27 korriku do të sjellë eklipsin më të gjatë hënor të shekullit të 21-të, si dhe atë që njihet si “hëna e përgjakur”. Ngjyra e satelitit të vetëm natyror të tokës do të ndryshojë nga e argjendtë në një të kuqe kërcënuese, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës.

Nga ana tjetër, në një rreshtim të rrallë kozmik, spektaklit do t’i shtohet edhe marsi, i cili do të shfaqet drejt e pas hënës së kuqe, me maksimumin e shkëlqimit të vet.

Hera e fundit që Marsi është parë më i madh dhe më i shndritshëm se kaq, ka qenë në 2003-shin, kur distanca mes tij dhe tokës u afrua në më pak se 56 milionë kilometra.

Të gjithë rolin në shfaqjen e hënës së përgjakur e kanë kushtet atmosferike të tokës, në kohën e eklipsit, thonë ekspertët. Por pavarësisht shpjegimeve shkencore, teoritë konspirative nuk vonuan të mbushin internetin.

Ato më spekulativet thonë se kjo lloj hëne të premten do të thotë më shumë sesa thjesht një fenomen natyror, por insistojnë se është një mesazh i fundit të botës, i gjendur edhe në Bibël, shkruan Top Channel.

U citua po kështu dhe një studiues modern i tërmeteve, Frank Hooferbeets, i cili paralajmëronte mundësinë që “Hëna e përgjakur” të shkaktojë lëkundje të fuqishme toke.

Astrologët nga ana tjetër dalin me pretendimin se ky eklips i veçantë do ta tërheqë vëmendjen tek emocionet e njerëzve apo marrëdhëniet në çift dhe në familje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI