Flash

Martial në qendër të merkatos, Mourinho tregon arsyen pse iku nga turneu

Lapsi.al 26 July 2018
Martial në qendër të merkatos, Mourinho tregon arsyen pse iku nga

Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial, është në qendër të merkatos, me shumë klube të interesuara për talentin e përfaqësueses franceze. Martial duket se nuk është i kënaqur në Old Trafford dhe e ka bërë të qartë se po merr në konsideratë ofertat, ndaj dhe bëri zhurmë largimi i tij nga turneu amerikan, në të cilin marrin pjesë Djajtë e Kuq, vetëm se arsyeja nuk është ajo që mendohej.

Jose Mourinho, tekniku i United, ka konfirmuar se Anthony Martial është larguar nga skuadra dhe turneu në Shtetet e Bashkuara për shkak se pret lindjen e fëmijës së dytë në Paris.

Fillimisht u spekulua mbi arsyen e largimit të sulmuesit, pikërisht për shkak të zërave që e shohin në rrugën e daljes nga Old Trafford, mbi të gjitha për marrëdhëniet e ngurta me Mourinhon, që vetë mori përsipër të sqarojë situatën.

"Mësova se Martial do të shkonte në Paris atëherë kur më tha," deklaroi Mourinho pas barazimit 1-1 të United në International Champions Cup kundër AC Milan, ndeshje të cilën anglezët e fituan 9-8 me penallti.

"Ishte dy apo tre ditë më parë. Kur bëhet fjalë për arsye personale, të gjithë besojnë se mënyra e tyre e të menduarit është e duhura. Kur një burrë do të bëhet baba, në këtë rast për herë të dytë dhe ai beson se është shumë e rëndësishme për të të shkojë, askush nuk ka të drejtën ta ndalojë."

Të këshilluara

Brazili në Katar shkon me këtë trajner...

Më shumë se eleminimi në cerekfinale kundër Belgjikës kanë pstur vlerë 15 ndeshjet pa humbje të Brazilit nën drejtimin e teknikut Tite, por edhe mënyra se si 5 ...

10:02

Real Madrid akord me Courtois

Real Madrid ka zyrtarizuar akordin me portierin e Chelsea, Thibaut Courtois, pas muajsh spekulimi e tashmë mbetet që dy klubet të bien dakord edhe për cmimin e ...

22:28

Kukësi e Qarabag i lajnë hesapet në Baku

Nuk ka fitues dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Sigurisht në historinë e Loro Boricit, në barazimin pa gola, mes Kukësit dhe Qarabag ka gjit...

21:16

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI