Saga e Malcom-it përfundoi me një kthesë të madhe përfundimtare. Gjithçka është vulosur me firmosjen me Barcelona-n, që rezulton të jetë klubi i ëndrrave të lojtarit brazilian. Kjo është ajo që ai ka thënë që nga Portland, Oregon, ku aktualisht ekipi i tij i ri është duke zhvilluar fazën parasezonale.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1022571318464667655?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1022571318464667655&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Ffr%2Fnews%2Fle-barca-presente-malcom-qui-vit-son-reve-et-qui-dispose%2F10gb1vtfjsw8x1xgqqqu8abzhn
Pas mbërritjes, gjithçka është bërë sipas programit, ku sigurisht nderimet ndaj Leo Messi-t është hapi i parë i çdo të porsaardhuri në grupin katalanas. "Jam vërtetë shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është një ëndërr. Të luaj në Barcelonë është një sfidë e madhe dhe shpresoj që tifozët të jenë të lumtur", u shpreh braziliani.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1022569537064067082?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1022569537064067082&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Ffr%2Fnews%2Fle-barca-presente-malcom-qui-vit-son-reve-et-qui-dispose%2F10gb1vtfjsw8x1xgqqqu8abzhn
"Messi është lojtari më i mirë në botë, një legjendë ... Shpresoj të mund të mësoj shumë prej tij", shtoi ish-lojtari i Bordo, që ka befasuar jo pak me transferimin e tij në Katalonjë.
Gjatë këtij prezantimi shumë të mediatizuar, liderët e FC Barcelona shfrytëzuan rastin për të bërë të ditur klauzolën liruese të lojtarit të tyre të ri, e cila arriti në 180 milionë euro. Një shifër larg spekulimit prej 400 milionë eurosh të lakuar nga shtypi iberik në ditët e fundit.