Pas Kupës së Botës, francezi Benjamin Pavard ka fituar edhe cmimin për golin më të bukur tëshënuar gjatë Botërorit Rusi 2018. Vlerësimi ka ardhur nga votat e tifozëve nga e gjithë bota që në këtë javë kanë votuar në faqen e Fifa-s (më shumë se 3 milionë të regjistruar) që ka zyrtarizuar rezultatin. Goli i mbrojtësit të Francës (autor i 2-2 momental kundër Argjentinës në ndeshjen që më pas përfundoi 4-3 për formacionin e Deschamps) ka kaluar në renditje goditjen e dënimit të kolumbianit Quintero kundër Japonisë e silurën e Modric po kundër Argjentinës.
https://www.youtube.com/watch?v=rH34LI6bkzM