Tek Ferrari mori Sebastian Vettel, skuadrës i kishte organizuar organigramën, duke vënë në krye të drejtimit sportiv Maurizio Arrivabene, ndërsa promovoi në pozicionet kryesore teknikë të rritur në Maranello. Marchionne pati mundësinë të shihte suksesin e punës së tij në tregjet financiare, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi në pistë. Meritë e tij ishte edhe rikthimi në Formula 1 e markës Alfa Romeo e pa fatkeqësinë që e ndau nga jeta në moshën 66 vjecare, do të përsëriste të njëjtin operacion edhe me Maseratin, një tjetër markë historike "made in Italy".
Dalja e fundit publike e menaxherit ishte dy ditë përpara shtrimit në spital, në Romë, me rastin e dorëzimit të një Jeep Karabinierisë, ndërsa më pas historia precipitoi.
Sipas të përditshmes La Stampa, pas operacionit në shpatull, Marchionne kishte shfaqur komplicacione "të papritura" që e cuan në një atak kardiak. Menaxheri u dërgua në sallën e rianimacionit, ku pësoi edhe një goditje të dytë, që i shkaktoi vdekjen natyrale.
Lajmi për vdekjen e Sergio Marchionne ka tronditur edhe botën e futbollit. Stima dhe pëlqimi për ish-presidentin e Ferrarit ishte e madhe, por ndër më të prekurit nga ky lajm i hidhur ka qenë Juventus e presidenti Andrea Agnelli, i lidhur me një raport miqësie me menaxherin. "Udhëtim të mbarë Sergio, vazhdo të na ndricosh" është postimi i numrit 1 bardhezi. Mesazhe ngushëllimi kanë dërguar edhe Ferrero i Sampdorias, De Laurentiis i Napolit e shumë klube të tjerë të Serie A.
La Juventus commossa per Sergio Marchionne.https://t.co/oT1djqarSF pic.twitter.com/qA2fV0CiAC
— JuventusFC (@juventusfc) July 25, 2018