Flash

Kukësi e Qarabag i lajnë hesapet në Baku

Lapsi.al 25 July 2018
Kukësi e Qarabag i lajnë hesapet në Baku

Nuk ka fitues dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Sigurisht në historinë e Loro Boricit, në barazimin pa gola, mes Kukësit dhe Qarabag ka gjithmonë të kënaqur e të pakënaqur. Gjëra që mund të kishin shkuar më mirë ose më keq.

Cungu luajti kartën e mbrojtjes dhe ashtu duhet të ishte në pozitat kur kundërshtari është favorit dhe me diferencë kualiteti. 5-4-1 i shkodranit, me Shametin stoper, që në fazën e posesit të topit kthehej në mesfushëor, garantoi ekuilibër dhe ruajti rezultatin. Nota pozitive për Rrumbullakun e Shametin, ndërsa Dzaria organizoi gjithcka gati në perfeksion, duke vendosur rregull dhe ndërtuar aksionet në të gjitha rastet.

Por në anën tjetër, Plaku mbeti shumë vetëm për të vënë nën presion portën kundërshtare: goditje në portë dy, në kuadrat zero. Jo shumë optimiste si statistikë për të menduar kualifikimin në transfertë.

Qarabag përdori qetësinë, duke pritur hapjen e Kukësit që nuk ndodhi. Në këtë pikë, azerbajxhanasit preferuan të mos shtyhen më tej, duke e lënë cështjen për tu zgjidhur në shtëpinë e tyre.

Në disfavor është fakti që Kukësi duhet të luajë kualifikimin në territorin armik dhe kundër një skuadre dukshëm favorite. Pozitiv është fakti se kukësianët vërtetë nuk fituan, por as nuk shënuan, kështu që nëse arrijnë ta bëjnë atje, do tia komplikonin shumë jetën Agollit e të tjerëve, në kthimin e raundit të dytë të Champions League.

Të këshilluara

Unai Emery: Arsenal është familja e tij

Që prej të dielës kur lajmëroi tërheqjen përfundimtare nga kombëtarja gjermane në moshën 29 vjeçare, Mesut Özil është në qendër të vëmendjes. Ai që ishte një lo...

11:11

Milan, hija e Contes frikëson Gattuson

Nuk ka paqe për Rino Gattuso. Pas ndryshimit të pronësisë së Milan-it, me afrimin e Fondit Elliot dhe ndryshimin e shoqërisë në katet e larta të hierarkisë, tan...

10:59

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI