Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Check-up, konçensioni konfirmon dështimin për vitin e tretë radhazi

Lapsi.al 25 July 2018
Check-up, konçensioni konfirmon dështimin për vitin e

Për të tretin vit radhazi, konçensioni i Check Up provoi se ishte një kontratë me humbje për shqiptarët dhe me fitime marramëndëse për kompaninë private. Për vitin 2017, sërish u paguan më shumë para, sesa vizita të kryera nga kompania private.

Shkak për këtë është kontrata e nënshkrar nga qeveria, që i jep kompanisë private shumën fikse të lekëve, edhe nëse shërbimet nuk janë kryer të plota.

Të dhënat e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2017 dëshmojnë se gjithsej u kryen 316,601 kontrolle, por u paguan sikur të ishin kryer 445 mijë të tilla.

Sepse në kontratë parashikohet se, edhe sikur vetëm një shqiptar në vit të kryejë Check Up, qeveria sërish do t'i paguajë kompanisë private paratë për qindra mijëra vizitat e parashikuara.

Kështu ka ndodhur edhe për vitin që shkoi. Kompania u pagua me 876 milion lekë, pavarësisht se nuk ka kryer 445 mijë vizita, por vetëm 67% të tyre, sipas të dhënave të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

3P Life Logistic-kompania e themeluar për mbarëvajtjen e koncesionit 10-vjeçar të check up-it zotërohet në 80 për qind të aksioneve nga kompania Marketing& Distribution dhe në 20 për qind nga kompania Trimed.

Marketing& Distribution është 100 për qind në pronësi të Vilma Nushit, ndërsa Trimed ndahet 50 me 50, mes Nushit dhe Shani Peposhit.

Duke parë shumën e ekzagjeruar që i jepej kompanisë vit pas viti, qeveria rriti fashën e moshave që kishin të drejtë të përfitonin nga shërbimi duke e çuar nga 35-70 vjeç.

Por edhe zgjerimi i fashës së grupmoshave që e përfitojnë falas "check-up", nuk e ka justifikuar shumën e parave që i jepet kompanisë private të kontrolluar 90% nga Vilma Nushi.

Në vitin e parë të konçensionit, në 2015, vetëm 244 mijë vetë e morën shërbimin, ndërsa kompania u pagua sipas parashikimit të Ilir Beqes, që ishte Ministër Shëndetësie kur u dha konçensioni.

Shqiptarët do të vijojnë ta paguajnë shërbimin deri në vitin 2024 kur kontrata skadon. Eshtë e sigurtë se kompania private do të ketë përfituar afro 8.8 miliardë lekë deri atëherë. Se sa vizita do të jenë kryer, kjo nuk ka asnjë lidhje me paratë që paguhen.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI