Flash

Spitali Amerikan dhe Qendra e Labioplatoskizës në Pisa, kirurgji të suksesshme te foshnja 4 muajsh

Lapsi.al 24 July 2018
Spitali Amerikan dhe Qendra e Labioplatoskizës në Pisa, kirurgji

“ Kemi lumturuar një familje, foshnjës i është rikthyer buzëqeshja dhe cilësia optimale e jetesës. Na bën të ndihemi krenarë dhe të gatshëm të vazhdojmë të shërbejmë me profesionalizëm pacientëve” janë shprehur ekipi i mjekëve që realizoi mjeshtërisht ndërhyrjen e vështirë e të suksesshme. Falë bashkëpunimit të kirurgëve italianë nga Qendra e Labioplatoskizës në Piza të Italisë dhe mjekëve të Spitalit Amerikan, u krye një ndërhyrje e vështirë dhe shumë delikate e një foshnje 4 muajshe, i cili vuante nga një keqformim i lindur i pjesës së fytyrës (labiopalatoskizë bilaterale ose ndryshe buzë lepuri).

Qendra e Pizës, kryeson për një numër të madh rastesh në të gjithë Italinë, duke numëruar mbi 300 operacione të tilla në vit. Ekipi i përbashkët i kirurgëve plastikë arritën të rindërtojnë në perfeksion defektin e fëmijës së vogël, duke i rregulluar në të njëjtën ndërhyrje, buzën e sipërme dhe rindërtuar flegrat e hundës. Kjo mundësoi rekuperim shumë të shpejtë dhe ushqyerjen pa probleme që në ditën e parë postoperatore të foshnjës. Ndërhyrja u realizua nga ekipi i përbërë nga Dr. Gianluca Gatti dhe Dr. Alessandro Giacomina, nën organizimin e Dr. Alfred Aga dhe Dr. Gera Tagani, mjekëve anestezistë dhe stafit infermieror të Spitalit Amerikan.

Po ku qëndron veçantia? Buza e lepurit, sipas mjekëve është një deformim ose defekt që krijohet gjatë zhvillimit

embrional të javëve të para të shtatzënisë, i cili shfaqet në lindjen e fëmijës me çarje të buzës së sipërme, e cila mund të shtrihet në të gjithë qiellzën apo edhe në pjesën e hundës. Në jo pak raste, buza e lepurit është e lidhur me keqformime të tjera apo sindroma kongenitale. Prania e kësaj anomalie krijon problem në ushqyerjen me gji të foshnjës dhe në moshë më madhore, nëse nuk korrigjohet në kohë.

Përveç anës estetike mund të kemi edhe probleme në të folur. Diagnoza e kësaj anomalie mund të bëhet që në ekografinë morfologjike nga një ekografist i specializuar. Që sot foshnjet e lindura me këtë anomali kanë një mundësi më shumë për t’ju kthyer buzëqeshja, duke mos e konsideruar si fatkeqësi lindjen e fëmijës me anomali të tilla. Kirurgët italianë do të jenë pranë Spitalit Amerikan, për të trajtuar sa herë paraqiten raste të tilla specifike, përfshirë këtu edhe kirurgjinë plastike dhe rindërtuese.

 rezervime.spitaliamerikan.com

www.spitaliamerikan.com

Të këshilluara

Prodhohet birra e parë me kanabis

Për herë të parë është krijuar birra me kanabis në Kanada, vetëm për të ofruar një pije të re alkoolike. Kompania ‘Province Brands’, e bazuar në Toronto ...

19:35

Si ti largoni puçrrat

Ato janë një inflamacion i lëkurës në të cilën gjëndra e yndyrës infektohen me baktere, fryhen dhe mbushen me qelb. Zakonisht përhapen në fytyrë, qafë, shpinë ...

13:55

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI