Flash

Këta janë kandidatët për "Trajnerin e Vitit": A mjafton Botërori për ta fituar?

Lapsi.al 24 July 2018
Këta janë kandidatët për "Trajnerin e Vitit": A
Në garën për cmimin e trajnerit të vitit këtë herë peshon shumë edhe Kuopa e Botës. Por a do të mjaftojë, që nderi ti shkojë Didier Deschamps? Deschamps ka me vete Kupën e Botës me Francën, Dalic ka faktin se bëri surprizën më të madhe në Rusi 2018 me Kroacinë e tij, edhe pse i mundur në finale. Cherchesov shëndërroi një skuadër të shpartalluar në një ushtri që doli nga gara vetëm me penallti në cerekfinale Në listën e 11 trajnerëve më të mirë në botë, që FIFA ka kandiduar për cmimin e rëndësishëm, është futur edhe ai i Juventus, Massimiliano Allegri, ndonëse italiani ka vetëm trofe vendas në CV kur të prazantohet në ceremoninë që do të mbahet në Londër në 24 shtator. Këta janë 11 teknikët kandidatë për trofeun prestigjoz: Massimiliano Allegri, Stanislav Cherchesov, Zlatko Dalic, Didier Deschamps, Pep Guardiola, Jurgen Klopp, Roberto Martinez, Diego Simeone, Gareth Southgate, Ernesto Valverde, Zinedine Zidane.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI