Flash

FOTO/ Dëshmi rrënqethëse, dhjetëra të vdekur mes flakëve pranë Athinës

Lapsi.al 24 July 2018
FOTO/ Dëshmi rrënqethëse, dhjetëra të vdekur mes

Janë mbi 75 të vdekur nga zjarret që kanë përfshirë pyjet e Atikës, në lindje të Athinës, flakët që konsiderohen më të dëmshmet në dekadën e fundit në Greqi. Sipas autoriteteve lokale, 26 trupa u gjetën të shkrumbuar në oborrin e një vile në Mati, një fshat turistik në bregun e detit, që është dhe qendra e zjarrit shkatërrues.

Por forcat zjarrfikëse kanë konfirmuar tashmë se të vdekurit janë mbi 74 vetë, shumë prej tyre janë fëmijë.

Për të shpëtuar dhjetëra të tjerë të bllokuar në pyje janë vënë në punë helikopterë me ujë dhe varka, ndërsa në qendrat e shpëtimit ka me dhjetëra telefonata për njerëz të humbur që nuk i përgjigjen të afërmve të tyre.

Skena më shokuese që kam parë ndonjëherë

Kostas Koukoumakas një gazetar në Mati e përshkroi në këtë mënyrë situatën: "Ajo që po ndodh këtu në Atika është ferri i zi. Pasi kalova dhjetëra makina dhe shtëpi të shkrumbuara, arrita në oborrin e shtëpisë ku u gjetën trupat e vdekur. I pashë disa prej tyre të shtrirë përtokë të mbuluar nga tymi, ndërsa një erë e rëndë përhapej kudo në ajër.

Shumica ishin turistë, që kishin kërkuar një strehë për t'i shpëtuar flakëve, por nuk ia kishin dalë. "Po marr në telefon kushëririn, por nuk më përgjigjet" më tha Spiro Hatziandreu, që sapo erdhi në atë vend. Ndërkohë nëpër pemë kishte ende flakë, ndërsa kudo përreth kishte tela korenti. Pastaj, policia e bllokoi hyrjen për njerëzit në atë vend"

Çfarë është djegur në Mati?

Shumë nga viktimat janë djegur në këtë fshat, 40 kilometra në verilindje të Athinës, disa janë djegur brenda nëpër shtëpia, të tjerë brenda në makina. Fshati është në rajonin e Rafinës, një zonë e njohur për turistët e shumë, në veçanti të moshuar dhe fëmijë që i kalojnë pushimet në kampe mes pyjeve.

"Trupat e shkrumbuar në oborr ishin vetëm 15 metra larg detit" tha fotografi Pantelis Saitas. "Ata njerëz duhet të jenë përpjekur të arrijnë të futen në det, por siç duket, do të kenë ngecur mes flakëve", tha ai.

Rreth 180 të tjerë kanë mbetur të plagosur në të gjithë zonën. "Falë zotit ishte deti dhe ne shkuam menjëherë në det, sepse flakët na u afruan madje deri pranë ujit" thotë Kostas Laganos, një i mbijetuar nga flakët e Matit. "Kur u futëm në ujë, na digjte kurrizi... Thashë me vete "O zot, duhet të vrapojmë menjëherë për të shpëtuar".

Si po reagojnë autoritetet?

Qeveria e Tsipras ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke angazhuar të gjitha forcat e emergjencës për të shuar flakët. Ndihma janë kërkuar nga vendet e tjera në helikopterë dhe zjarrfikës për të vënë nën kontroll flakët.

Italia, Gjermani, Polonia dhe Franca kanë ndihmuar në avionë, mjete dhe zjarrfikës, ndërsa Spanja dhe Qipro kanë ofruar ndihmë për Greqinë, por ndërsa temperatuarat ngrihen ata mund të kenë probleme në vendet e tyre.

 

Zjarret janë nga më të këqiat që kanë goditur Greqinë që nga viti 2007, kur disa dhjetëra vetë humbën jetën në Peloponez.

Çfarë i shkaktoi flakët?

Zjarret janë një problem i përhershëm përgjatë muajve të thatë dhe të nxehtë në Atika. Flakët kësaj radhe u ndihmuan nga erërat e forta. Zyrtarë të cituar nga AFP thanë se dyshojnë që flakët u përhapën nga zjarret që mund të kenë ndezur persona që e kalojnë natën në pyll dhe presin të grabisin shtëpitë e braktisura.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI