21-vjeçari duhej të fluturonte në Itali për të kompletuar transferimin e tij tek Roma, por nga Camp Nou erdhi surpriza e një oferte për llogari të tyre, që ndryshoi historinë, duke e kthyer transfertën e brazilianit në një thriller të paparashikueshëm.
Barcelona ka pranuar akordin për shumën e €41 milion euro (£36.5m/$48m) për të sjellë sulmuesin e Bordeaux, Malcom në Camp Nou duke ia rrëmbyer kështu brazilianin Romës në sy.
Italianët kishin konfirmuar një ditë më parë se kishin arritur marrëveshjen për të marrë 21-vjecarin në kryeqytet për shumën e €38 milion euro (£34m/$44m).
Lojtari pritej të mbërrinte në Romë të martën për të kryer vizitat mjekësore e për të kompletuar transfertën, gjë që nuk ndodhi për ndërhyrjen prepotente të gjigantëve spanjollë.