Flash

100 milionë euro nga Anglia, refuzohen për Koulibaly

Lapsi.al 24 July 2018
100 milionë euro nga Anglia, refuzohen për Koulibaly

Merkato është futur në fazën më të nxehtë dhe diferencën në këtë pikë nuk e bëjnë më paratë. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka pranuar se ka refuzuar një ofertë nga Anglia, prej £89 milion sterlina (€100m/$117m), për mbrojtësin Kalidou Koulibaly, që është objektiv i Manchester United dhe Chelsea.

Lojtari i përfaqësueses së Senegalit është përfolur prej kohësh për një lëvizje në Premier League dhe spekulimet janë rishfaqur në këtë sesion të merkatos.

Jose Mourinho është një prej atyre që e vlerësojnë shumë qndërmbrojtësin, për të përforcuar skuadrën e tij në Old Trafford, ndërsa tek Chelsea është tani ish-trajneri i Koulibaly tek Napoli, Maurizio Sarri.

De Laurentiis, megjithatë, nuk ka asnjë qëllim për ta shitur, pavarësisht ofertës së fortë. Për Radio Kiss Kiss presidenti i Napolit ka thënë: “Është e vërtetë, morëm një ofertë prej €100 milion euro nga Premier League për Koulibaly, por ne nuk negociojmë shitjen e tij".

Të këshilluara

Në ndjekje të idhullit: Mbappe si Ronaldo

Kylian Mbappé ka patur një lojtar të preferuar dhe në gjurmët e atij që i shënjoi fëmijërinë dhe pasionin për futbollin vazhdon të ecë ende, edhe tani që është ...

18:16

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI