Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Teoritë konspirative/ Bushati dhe Kotzias zbulojnë armiqtë e përbashkët

Lapsi.al 23 July 2018
Teoritë konspirative/ Bushati dhe Kotzias zbulojnë armiqtë e

Me sa duket bisedimet Tiranë - Athinë po shkojnë aq mirë sa ministrat e jashtëm të dy vendeve kanë filluar të adaptojnë edhe gjuhë të përbashkët. Në mundimin sizifian për të përafruar problemet që ndajnë gati prej një shekulli Shqipërinë dhe Greqinë ata kanë identifikuar edhe armiqtë e përbashkët. Ato janë opozitat respektive në secilin vend. Fundjavën që mbaroi ministri i jashtëm shqptar, Ditmir Bushati nuk nguroi të thurte teori konspirative për një plan për minimin e marëveshjeve. Gjatë një takimi me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, ai tha: “për fat të keq shohim qartë dita ditës që ka një strategji të orkestruar për ta mbajtur peng dhe për të mos lejuar që marrëdhënia shqiptaro-greke të çlirojë energjinë që ajo mundet.”

Bushati e ka precizuar saktësisht se kë akuzon si promotor të kësaj strategjie të orkestruar, kur ka folur për faktin se ai do të nënshkruaj një marëveshje shumë më të leverdishme se ajo që bëri Berisha me Karamanlisin. Ai tha se ajo do të jetë: “shumë më e mirë se ato që kemi parë në të shkuarën edhe për faktin që ne kemi nxjerrë disa mësime të hidhura nga gabimet e të shkuarës, pavarësisht se ata që kanë bërë ato gabime sot për sot bërtasin më shumë në çdo media si gjoja coptim të trojeve shqiptare apo tradhtia e radhës ndaj kombit shqiptar e kështu me radhë”.

E bukura është se po në të njëjtën kohë me homologun e tij shqiptar ka reaguar edhe Niko Kotzias. I akuzuar për tradhëti kombëtare në raport me me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka folur për forca politike në opozitë që shfrytëzojnë ndjeshmëritë e opinionit për përfitime të ngushta politike. “Le të marrim si shembull ligjin e luftës. A mund të imagjinojmë se jemi akoma dy vendet në luftë? Opozitat, në të dy anët e kufirit, po përpiqen të punojë mbi këtë bazë, mbi zemërimin e njerezve. Për të riprodhuar stereotipet negative dhe paragjykimet mes popujve. Arritën të thonë se Greqia humbi Epirin e Veiut për shkakun tim”

Deputetët e Demokracisë së Re në opozitë kanë iniciuar një seancë dëgjimore me ministrin grek për të bërë transparencë mbi marrëveshjen e pritshme me Shqipërinë, pasi qeveria greke akuzohet për mungesë transparence në bisedimet me Tiranën.

Ministri i jashtëm Shqiptar ka sqaruar edhe temat e bisedimeve që kanë nxehur opozitat e dy vendeve: “Jemi në tryezë qoftë për kufizimin e zonave detare, ashtu edhe përsa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me menaxhimin e kufirit tokësor, menaxhimin e incidenteve kufitare dhe piramidave” ka thënë ai duke shtuar: “Nuk e di nëse ka një strategji të mirëpërcaktuar apo është koicidencë fakti që si opozita në Greqi dhe ajo në Shqipëri ndajnë të njëjtën qëndrim për këtë çështje. Fakti që ka kundërshtime si në Shqipëri dhe Greqi me atë që po bëjmë në palën greke jemi në rrugën e duhur”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI