Flash

Skenari i paimagjinueshëm / Mesi te Inter për të vazhduar duelin me Ronaldon

Lapsi.al 23 July 2018
Skenari i paimagjinueshëm / Mesi te Inter për të vazhduar duelin

Ndoshta është vetëm një shpresë legjitime për një tifoz të deklaruar (lëvizja nuk projektohet në të ardhmen e afërt, por kur kufizimet e FPF do të jenë më të pakta, pra pas një viti), por, nëse ai që ka folur është administratori i Pirelli-t, sponsori historik i Interit, është e qartë që fjalët e artikuluara janë të destinuara të bëjnë zhurmë.

Por nuk është hera e parë që Marco Tronchetti Provera (foto poshte) e lidh emrin e Messit me Interin, por sot, pas zbarkimit të Cristiano Ronaldos te Juve, sugjerimi fiton më shumë peshë: i imagjinoni ende të dy duke luftuar në të njëjtin kampioant, sërish në dy skuadra histroikisht armike?

"Cristiano Ronaldo i bën mirë futbollit italian".

CR7 bardhezi do të tërheqë më shumë vëmendje, edhe për skuadrat e tjera italiane të cilat do të lëvizin për të marrë kampionë. Drejtuesit bardhezi në fakt janë treguar shumë të aftë, kanë realizuar një goditje në mënyrë tepër profesionale", ka nënvizuar Trochetti Provera, i pyetur gjatë emisionit "La politica nel pallone" të Dr Parlamenti. Premisë e nevojshme për të prezantuar dhe kontekstualizuar shpresën e çmendur të cilën e shprehu menjëherë më pas: "Shpresoj që Suning, sapo ta lejojë Fair Play Financiar, të bëjë goditjen .. Messi? Si t'i thuash jo Messit? Nëse do të realizohej një operacion i tillë, tifozët do të ishin shumë entuziastë".

Por kjo është një e ardhme, nëse do të realizohet ndonjëherë, ende shumë e largët. Ajo më e afërta ndërkohë, flet për një Inter që pavarësisht mungesës së goditjeve të bujshme është forcuar mirë: "Mund të artikulohet fjala titull? Duhet të luftosh për të. Edhe në Champions duhet të luash për të arritur në finale. Me Cristiano Ronaldon Juventusi duket i paarritshëm. Duket ama. Nuk është e thënë, futbolli gjithmonë befason, e rëndësishme është që lojtarët të bëjnë lojën e tyre". shtoi Tronchetti Provera.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI