Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Furtunë, përmbytje, breshër/ Moti i keq godet gjithë vendin

Lapsi.al 23 July 2018
Furtunë, përmbytje, breshër/ Moti i keq godet gjithë vendin

Kapriçot e motit s’kanë të sosur në Shqipëri. Ndërsa fundjava që kaloi ishte me temperatura tejet të larta, dita e parë e javës ka nisur me ulje të temperaturave, reshje shiu e breshëri dhe stuhi në bregdet. Lapsi.al sjell një video nga Radhima. Siç shihet në pamje, plazhi është boshatisur totalisht aq sa stuhia të krijon përshtypjen se jemi në një stinë dimri.

Të gjithë ata që kanë planifikuar pushime gjatë kësaj jave, me siguri që do të jenë zhgënjyer. Pushuesit kanë braktisur plazhet, jo vetëm në jug, por edhe në Shëngjin, me shpresën se situata do të përmirësohet së shpejti. Në Elbasan, Mat dhe zona të tjera të vendit pati reshje breshëri, që shkaktuan jo pak dëmtime në bujqësi.

E habitshme, por e vërtetë! Shkodra, qyteti që kemi parë të përmbytet zakonisht në stinën e dimrit, është përmbytur edhe në një ditë korriku si sot. Uji ka vërshuar nëpër rrugët e qytetit. Përmbytjes nuk i ka shpëtuar as spitali rajonal. 

© LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI