Flash

Chelsea përmirëson ofertën për kampionin e Juventus

Lapsi.al 23 July 2018
Chelsea përmirëson ofertën për kampionin e Juventus

Chelsea është gati të bëjë ofertën e përmirësuar për Daniele Rugani, që arrin shifrën e £45 milion paund ($59m), pasi Juventus e refuzoi propozimin e tyre fillestar.

Blutë bënë lëvizjen e tyre të parë në drejtim të qendërmbrojtësit bardhezi në fillim të muajit kur përfaqësuesi i tyre Fali Ramadani u takua me drejtorin sportiv të italianëve, Fabio Paratici, në Milano.

Kampionët e Serisë A refuzuan menjëherë ofertën prej £36 milion paund ($47m), duke pretenduar të paktën £10 milion më shumë për 23-vjecarin.

Londinezët janë gati ta barazojnë kërkesën torineze, për të mbyllur një operacion që për ta është shumë i rëndësishëm, duke qenë se është kërkuar me ngulm nga vetë tekniku Sarri.

Chelsea do ti ofrojë gjithashtu Ruganit një kontratë prej 4 milion paund në sezon për ta bindur të transferohet në Stamford Bridge.

Të këshilluara

Higuain, në horizont duket Milan

Milan e fillon ringritjen nga sulmi dhe është pikërisht aty ku Elliott do të bëjë goditjen e parë. Në kohën kur duket se kuqezinjtë rrezikojnë të pësojnë largim...

11:03

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI