Flash

Analiza/ Loja e rrezikshme për luftë që Donald Trump po luan me Iranin

Lapsi.al 23 July 2018
Analiza/ Loja e rrezikshme për luftë që Donald Trump po luan me

Rrahjet e daulleve të luftës mbi Iranin po rriten vazhdimisht në Uashington që nga maji, kur Donald Trump shkatërroi paktin bërthamor të mbështetur nga OKB-ja me Teheranin. Por, kërcënimet e egra që Trump bëri duke reaguar ndaj komenteve nga presidenti i Iranit, e kanë çuar konfrontimin në një nivel të ri dhe të rrezikshëm.

Reagimi i Trump nuk duket i paramenduar. Ai u përball me kritika intensive dypartiake pas takimit të javës së shkuar me udhëheqësin e Rusisë, Vladimir Putin. Ai është nën presion të pamëshirshëm nga hetimi zyrtar për lidhjet e dyshuara të fushatës së tij të 2016 me Rusinë. Trump mund të ketë qenë në kërkim të një objektivi të lehtë në të cilin mund të shfrynte zhgënjimin e tij të ndrydhur.

Vërejtjet e Hassan Rouhanit, presidentit të Iranit, duke paralajmëruar SHBA-të që të mos "rrotullojnë bishtin e luanit", siguruan shkëndijën. Me qëllim ose jo, Trump ka tërhequr vëmendjen nga problemet e tij të brendshme, të paktën tani për tani.

Betimi i Trump se do të bëjë që Irani të vuajë sikurse pak vende kanë vuajtur në histori, kujton kërcënimin e tij të frikshëm vitin e kaluar ndaj Koresë së Veriut, se kjo e fundit të të përballej me “zjarr dhe tërbim”. Më vonë, ai ndryshoi plotësisht, duke vlerësuar Kim Jong-un, diktatorin e Koresë së Veriut, pasi e takoi atë në Singapor në qershor.

Por nuk do të ishte e mençur të supozohej se Trump thjesht po fryhet përsëri ose se kërcënimi i tij ndaj Iranit është vetëm zhurmë. I ndikuar nga sauditët, të cilët janë të angazhuar në një luftë pushteti për Lindjen e Mesme me Iranin, dhe nga qeveria izraelite e djathtë e Benjamin Netanyahu, e cila e konsideron Iranin si një kërcënim ekzistencial, SHBA po i bën më shumë presion Teheranit qëkur Trump mori detyrën.

Shpërthimi i papritur i presidentit amerikan ngre pyetje nëse ai diskutoi një marrëveshje sekrete me Putinin ndaj Iranit, siç thuhet para samitit të Helsinkit. Pak është publikuar publikisht për bisedimet e të dyve. Por, Netanjahu, për shembull, ka shtyrë të dy udhëheqësit që të detyrojnë një tërheqje iraniane nga Siria.

Udhëheqësit e Iranit me siguri nuk do të harrojnë kollaj fjalët e Trump. Në rivendosjen e sanksioneve gjithëpërfshirëse të SHBA muajin e ardhshëm, udhëheqësit e Iranit shohin planet e SHBA për të imponuar një embargo mbarëbotërore për eksportet vitale të naftës iraniane që të nxisin iranianët që të ngrihen në revoltë. Ata e kuptojnë alarmin: Një ndryshim regjimi të prodhuar në Amerikë.

Me dëshirën e tij për të zgjedhur një luftë, Trump duket se i ka tejkaluar komentet e Rouhanit, të cilat nuk ishin provokative. "Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e të gjithë paqes dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftrave", tha Rouhani.

Kjo ishte një referencë e zotimit të famshëm të 1991 të Sadam Huseinit për të luftuar "nënën e të gjitha betejave" kundër SHBA. Por, Rouhani, i njohur si një moderator i kujdesshëm, nuk po kërcënonte të sulmonte Amerikën. Komenti i tij mund të lexohet si një ofertë për të folur. Ishte gjithashtu një kujtesë në kohën e asaj që ndodhi në vitin 2003, kur SHBA kërkuan ndryshim të dhunshëm të regjimit në Irak. Vallja e luftës e Trumpit në Iran i ngjan gjithnjë e më shumë rritjes së asaj fatkeqësie.

Potencialisht edhe më serioze ishin vërejtjet që bëri të dielën Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Ai përsëriti ankesat e njohura amerikano-saudite-izraelite se Irani po dëmtonte stabilitetin rajonal dhe ishte "i angazhuar për përhapjen e revolucionit islamik në vende të tjera, me forcë nëse është e nevojshme". Por Pompeo shkoi edhe më tutje.

Ai akuzoi udhëheqësit e lartë, duke përfshirë udhëheqësin suprem, Ali Khamenei, për korrupsion. Ai ofroi mbështetje për një kryengritje anti-regjim dhe, më çuditërisht, ai sulmoi personalisht Rouhani dhe ministri i tij i jashtëm, Javad Zarif. Ata ishin "fasada të lëmuara për ndërkombëtarët nga udhëheqësit e ërtetë. Marrëveshja e tyre bërthamore nuk i bëri ata të moderuar.” tha Pompeo.

(Ali Khamenei) 

Pretendimi i Pompeo që Rouhani dhe Zarif janë "revolucionarë të dhunshëm islamikë" ilustrojnë qartë se sa injorantë janë zyrtarët e SHBA për Iranin pas gati 40 vitesh. Është e vërtetë se ka shumë korrupsion të nivelit të lartë dhe abuzime me të drejtat e njeriut; është e vërtetë se vendi është në ngushtica ekonomike. Veprimet e Iranit në Siri janë anti-demokratike dhe shkatërruese.

Por, duke nënçmuar drejtuesit e moderuar të cilët ofrojnë shpresën më të mirë të reformës dhe duke kërcënuar ndryshimin e regjimit, Trump dhe Pompeo rrezikojnë të forcojnë mullahët e linjës së ashpër dhe rojet revolucionare, ata që më së shumti i përqeshin, duke sjellë më afër perspektivën e konfrontimit të dhunshëm.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Përmbyset varka me turistë, 17 të vdekur

Nëntë nga 17 personat që humbën jetën në një varkë udhëtimi në një liqen të Missourit ishin anëtarë të një familje. Kështu njoftoi guvernatori Michael Parson pa...

08:48

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI