Flash

Përmbyset varka me turistë, 17 të vdekur

Lapsi.al 21 July 2018
Përmbyset varka me turistë, 17 të vdekur

Nëntë nga 17 personat që humbën jetën në një varkë udhëtimi në një liqen të Missourit ishin anëtarë të një familje. Kështu njoftoi guvernatori Michael Parson pasi foli me një grua, e cila i konfirmoi këtë gjë.

Mediat amerikane raportojnë, sipas gruas, kapiteni i anijes u kishte thënë udhëtarëve të mos vendosnin xhaketa shpëtimi. Në varkën që u përmbys pranë Tabel Rock Lake, një atraksion turistik popullor ishin 31 persona.

Sipas Fox59 News, gruaja e identifikuar si Tia Coleman tha:

"Kam humbur të gjithë fëmijët e mi, kam humbur burrin, vjehrrën, vjehrrin, xhaxhain, motrën time, dhe nipin, jam mirë, por kjo është me të vërtetë e vështirë. Kapiteni na tha: 'Mos u shqetësoni për xhaketën e shpëtimit të jetës, nuk do të keni nevojë për to', kështu që askush nuk i vuri, sepse ne e dëgjuam kapitenin dhe ai na tha të qëndronim ulur. Sidoqoftë, ishte shumë vonë për ti vendosur."

Kapiteni ishte një ndër ata që mbijetuan dhe tani është në spital.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI